Bashkësia Saleziane, Stafi dhe nxënësit e QSE «Don Bosko», urojnë Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë duke i dëshiruar paqe, shpresë, hire dhe bekime botës mbarë. Kjo është Festa e paqes dhe e jetës, aty ku gërshetohet amshimi me të përkohshmen duke dalë fitimtarë mbi errësirën e së keqes, e kështu rinis ekzistenca e një botë të ripërtërirë. Nuk ka më vend për ndarje dhe urrejtje, luftëra e hasmëri, sepse e keqja është mposhtur dhe Zoti na dhuroi jetën dhe na fton të jetësojmë dashurinë.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkën!


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë