Festa e Falenderimit është ngjarje që organizohet tradicionalisht çdo vit në Q.S.E. “Don Bosko” në përfundim të vitit shkollor, ku edhe bëhet ndarja e Pergamenave dhe Kartelave të Ish-Nxënësve për maturantët dhe gjithashtu Mirënjohjet për nxënësit shembullor dhe nxënësit që kanë fituar në gara të ndryshme.

Festa e sotme ishte përplot gëzim e hare, me program të ngjeshur dhe me pika të ndryshme artistike si këngë nga grupi muzikor i shkollës dhe valle nga grupet e vallzimit popullor dhe modern të klasave të 1-ra, klasës së 6-të, dhe klasave të 11-ta dhe 12-ta, pika aktrimi dhe shumë surpriza.

 

KLIKONI KËTU PËR MË SHUMË FOTO


Category: Galeria , Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 19/06/2015