Si vazhdimësi e takimeve më nxënës, sot 02.09.2015 u mbajt takimi me nxënësit e klasave 11-ta dhe 12-ta të Gjimnazit dhe Liceut Elektroteknik “Don Bosko”, ku drejtori Don Izidor LLukiq dhe zv. drejtori Don Tomë Mihaj ju drejtuan nxënësve me ç’rast ju uruan vit të mbarë shkollor dhe në pika të shkurta u fol për rregulloren dhe sistemin shkollor, për risitë dhe për sfidat nëpër të cilat do kalojnë nxënësit.
Si çdo fillim, edhe në këtë vit vërehet entuziazëm tek nxënësit dhe presim që me punë të palodhshme e të përbashkët të arrijmë suksese.

Ec, shko përpara me Don Boskon!


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 02/09/2015