Drejtimet

Teknik i Telekomunikacionit

TEKNIK I TELEKOMUNIKACIONIT

Kompetenca Profesionale

Teknikët e telekomunikacionit i instalojnë, i mirëmbajnë dhe i riparojnë aparatet dhe pajisjet e telekomunikacionit. Ata punojnë në rrjete dhe në instalime telefonike etj. Ata i rregullojnë aparatet dhe pajisjet e telekomunikacionit, i kthejnë në gjendje të mëparshme dhe i ndërrojnë komponentët e veçanta. Përveç kësaj, ata instalojnë dhe kontrollojnë kabllot dhe përçuesit e telekomunikacionit. Ata i vënë në punë këto aparate dhe pajisje, i këshillojnë klientët dhe i ushtrojnë e kujdesen për përdoruesit e aparateve e të pajisjeve të telekomunikacionit. Teknikët e telekomunikacionit i lexojnë skemat elektrike dhe i krijojnë edhe vetë ato. Ata kërkojnë gabimet e defektet dhe i lokalizojnë e mënjanojnë ato me anë të aparateve matëse digjitale dhe kontrolluese. Ata i lexojnë dhe i hartojnë vizatimet e punës, përdorin aparate speciale për matje dhe i përpunojnë materialet me mjete speciale të punës. Ata bashkëpunojnë me kolegët e profesionit të tyre dhe të ndërmarrjeve përkatëse dhe mbajnë kontakte me klientë, si dhe asistojnë në projektimin, udhëheqjen e operimin e sistemeve dhe të rrjeteve të telekomunikacionit.

Teknikët e telekomunikacionit kanë një shkallë të mjaftueshme të arsimimit të përgjithshëm, e cila atyre u mundëson të vazhdojnë studimet në shkollat e larta dhe në fakultete të drejtimeve të elektroteknikës.

Punët dhe detyrat kryesore të „teknikut të telekomunikacionit“ janë:

  • të instalojë, të mirëmbajë dhe të riparojë aparatet dhe pajisjet e telekomunikacionit;
  • të shtrijë, të lidhë e të kontrollojë përçuesit dhe kabllot e telekomunikacionit;
  • të organizojë dhe të mbikëqyrë e montojë linjat dhe kabllot e telekomunikacionit; 
  • të ndërtojë rrjetin e përdoruesve; 
  • të montojë antenat dhe sistemet e antenave; 
  • të organizojë punët në ndërtimin e instalimeve dhe të rrjeteve të telekomunikacionit; 
  • të montojë pajisjet dhe sistemet e telekomunikacionit në terren; 
  • të sigurojë mbarëvajtjen e funksionimit të rrjeteve të telekomunikacionit; 
  • të operojë dhe të mirëmbajë sistemet e telekomunikacionit; 
  • të mirëmbajë centralet telefonike; 
  • të rregullojë dhe të ndërrojë aparatet dhe pajisjet e telekomunikacionit;
  • të këshillojë klientët në shtëpi dhe në ndërmarrje të tyre;
  • të programojë pajisjet telefonike;
  • të kërkojë, lokalizojë e mënjanojë gabimet e defektet me anë të aparateve matëse digjitale e kontrolluese;

Mundësit e studimit

Teknikët e Telekomunikacionit kanë një shkallë të mjaftueshme të arsimimit të përgjithshëm, e cila atyre u mundëson të vazhdojnë studimet   në fakultete :

  • Inxhinerike të Informatikës
  • Inxhinerike të Elektroteknikës
  • Inxhinerike të Telekomunikacionit
  • Departamenti I Matematikës (Shkenca Kompjuteristike).
  • Menaxhim Biznesi me Informatikë dhe fakulteteve tjera.

Kthehu mbrapa

Aktivitete me të rinjë - ORATORI

 
tbl:section.php