KONGREGATA SALEZIANE

Foto artikulli

KONGREGATA SALEZIANE E DON BOSKOS

 

Fillimi i historisė sė Kongregatės Saleziane tė don Boskos i ka rrėnjėt e veta nė njė lagje tė njė fshati tė Italis sė veriut afėr Torinos, fshati quhej me emrin Beki.

Kėtu lindė ai i cili do tė bėhet mė vonė themeluesi i vet Kongregatės Saleziane dhe i tėrė Familjės sė madhe Saleziane: Gjon Bosko.

 

Nga mosha 9 vjeqare, nė vitin 1824, Gjon Bosko e ka parė njė ėndėrr-vegim, nė tė cilėn ėndėrr u ka shfaqur Zotėria dhe Zonja e Bekuar tė cilėt i tregonin pėr thirrjėn e vet dhe misionin e vet: do tė bėhej Atė, Mėsues dhe Mik i tė rinjėve dhe ndėr ata mė tė varfėrit dhe ata qė kan mė shumė nevojė sidomos pėr mė tė braktisurit.

 

Data e fillimit tė Kongregatės Saleziane, ėshtė ajo e 8 dhjetorit tė vitit 1841, me takimin emblematik tė meshtarit don Gjon Bosko dhe njė tė riu Bartolome Garelit, njė djalosh i vogėl dhe bonjak (jetim) me profesion murator.

 

Shumė me rėndėsi ėshtė edhe data e 26 janarit tė vitit 1854, kur nė njė takim me tė rinjėt e parė tė vet, tė bėrė tė rinjė rreth 20 vjeqarė dhe shumė tė nxitur tė ndjekin rrugėn e Don Boskos, ai u dha, pėr herėt tė parė, emrin e ‘Salezianėve’ kėtij grupi i cili bėhet thelbi i lindjės sė kėsaj Kongregate.

 

Sot Kongregata Saleziane ka njė numėr tė anėtarėve tė vet pėrreth 17.000, tė cilėt janė thelbi i bazės animuese tė Familjės Saleziane dhe nė tė gjitha Bashkėsit Edukative Pastorale tė rreth 1300 Veprimtari Saleziane tė shpėrndara nėpėr Botė.

 

Kushtetuta Saleziane nė nenin nr. 1 thot kėshtu: “Me ndjenja tė pėrvujtėrisė falenderuese nė besojmė qė Shoqėria e Shėn Franqeskut tė Salezit ka lindur jo vetėm nga projekti njerėzorė, por nga iniciativa e Zotit”.

E falenderojmė Shpirtin e Zotit i cili i ka dhėnė Kishės Katolike dhe botės mbarė njė apostull dhe njė meshtarė tė shenjtė.

 

Misioni i bijėve shpirtėrorė tė Don Boskos ėshtė ajo qė tė formojė dhe tė edukojė tė rinjė, fėmijė dhe adoleshentė, mbi tė gjithė ata tė varfėrit dhe ata qė kan nevojė, nė mėnyrė integrale, duke i dhėnė atyre instrumentet etike dhe kulturore qė ata tė bėhen qytetarė tė ndershėm dhe besimtarė tė mirė.

 

Udhėrrefyesit e parė tė tyre janė ato udhėzime teologjike dhe religjioze: ėshtė ‘tė duhet Zoti me gjithė mendje, me gjithė zemėr, me tė gjitha pasionet e veta, mė gjithė vetvetėn, dhe tė afėrmin porsi vetvetėn’.

 

Shpėtimi definitiv, total dhe i plotė i ēdo njeriu kalon nėpėrmjet njohjės sė aspektit mesianik dhe zotėsisė sė Krishtit. Por kjo njohje mund tė jet edhe eksplicite, e ndėrlidhur me dashuri ndaj tė afėrmit ku tė gjithė mund ta shprehim, dhe jo vetėm me pėrkatėsi formale tė Kishės.

 

Pėrshpirtėria e Don Boskos – e Salezianėve ėshtė njė pėrshpirtėri e akcionit, e veprimtarisė, e rritjės nė tė mirėn konkrete dhe historike. Duhet Zoti nė mėnyrė dhe nė pėrmasa tė tilla sa mund ti bėhet mirė njeriut konkretisht. Njė pėrshpirtėri jo sentimentale por ajo operative dhe konkrete ndaj tė mirės.

 

Pėr ti arritur qėllimet dhe objektivat e veta, Salezianėt punojnė nėpėr shkolla tė ndryshme, me formime profesionale, nė shkolla tė mesme dhe nė lice, nė famulli, nė universitete, nė kolegje, nė konvikte, nė oratorė dhe qendra rinore, nė qendra pedagogjike, nė shtėpi familje, nė bashkėsi terapeutike dhe rehabilituese, etj etj.

 

Informatat mė tė holsishme mbi Kongregatėn Saleziane nė nivel botėrorė mund ti gjeni edhe nė web site: www.sdb.org


 

 

Histori e shkurtėr e Don Boskos

Don Bosko

Ngjarjet me rėndėsi tė jetės sė tij

 Vitet e fėmijėrisė – 1815 - 1824

  • 16 gusht 1815. Gjon Bosko lind nė Becchi (Beki), njė periferi e Castelnuovo tė Astit nė Itali. Prindėrit e tijė janė babai Franqesko dhe nėnė Margerita Okiena.  
  • Nė vitin 1817 i vdes babai Franqesko, duke i lėnė dy fėmijė bonjakė Gjonin dhe Jozefin dhe Antonion vėllau mė i madhė.
  • Nė vitin 1824, njė ėndėrr misterioze Gjonit tė vogėl ia shpallė misionin tė cilėn Zoti do ta thėrrasė: pėr tu kujdesuar pėr tė rinjėt e varfėr dhe tė harruar dhe tė tu ndihmojė ata tė mos marrin rrugė tė kėqia – nė parandalimin e sė keqės dhe tu ndihmoi atyre tė dalin nga ato rrugė jo tė mira.

 

Vitet e adoleshencės – 1824 - 1831

  • 1824. Gjoni e mer Kungimin e parė.
  • 1827 - 1829. Pėr mosmarrveshjet e vėllaut tė madhė Antonios, Gjoni detyrohet tė lėshojė shtėpinė e vet dhe shkonė tė punojė tė njė familje e pasur, nė ranqin Moglia nė Mankuko. Dhe kėshtu ai filloi edhe shkollėn te don Kaloso (udhėheqėsi i parė shpirtėrorė i Gjon Boskos) nė Monkuko.
  • 4 nėntorė 1831. Gjoni shkon nė Kieri (periferi e Torinos). Aty qėndron dhjetė vite tė jetės sė tijė. Duke jetuar me qėra dhe duke paguar shpenzimet me shumė sakrifica pėr tė frekuentuar shkollat publike.

 

Vitet e rinisė – 1831 - 1841

  • 1832. Mes shokėve tė shkollės nė Kieri ai e themelon shoqėrinė e parė: Shoqėria e Lumturisė. Ku programi ėshtė i bazuar kryesisht nė dy pika: tė bėhen mirė detyrimet dhe obligimet personale dhe ato studentore, dhe tė jeshė gjithmonė tė lumtur.
  • 1834. Ai njoftohet dhe bėhet shok me Luigji Komollon, me djaloshin e pare tė “shenjtė” tė cilin e takon nė jetėn e vet.
  • 1839. Vdes Luigji Komollo dhe paraftyrimi nė dhomėn e tijė.
  • 19 mars 1841. Gjon Bosko shugurohet Xhakon.
  • 5 qershor 1841. Gjon Bosko bėhet don Bosko, shugurohet Prift nga Arqipeshkėvi i Torinos Mons. Fransoni. Njė ditė mė vonė ai e kremton Meshėn e Parė nė Kishėn e Shėn Franqeskut tė Asizit, me bashkcelebrues don Kafason, i cili bėhet udhėheqėsi shpirtėrorė i tijė.

 

Pėrvoja pastorale – 1841 - 1888

  • Nė vjeshtė tė vitit 1841. I refuzon pėrgjegjėsitė karieriste tė cilat i ofrohen pėr tu regjistruar nė njė konvikt Kishtar, nė mėnyrė tė perfeksionojė titujt e studimeve Teologjike.
  • 8 dhjetor 1841. Nė sakristinė e Kishės sė Shėn Franqeskut tė Asizit e takon Bartolomeo Garellin. Dhe kėshtu fillon Oratorin.
  • Vjeshta e vitit 1844. Fillon migrimi i Oratorit.
  • 12 prill 1846. Oratori shpėrngulet nė strehimore tė marur me qėra tė Franqesko Pinardit, nė Valldoko – Torino. Ėsthė dita e Pashkėve.
  • 3 nėntorė 1846. Mbėrrinė nė Valdoko edhe Nėna Margarita.
  • 12 rill 1847. Lindė Shoqėria e Shėn Luigjit.
  • Maj i vitit 1847. Don Bosko e pranon fėmijun e parė. Vjen nga Vallsesia.
  • 1848. Greva tė tmerrshme kundėr shtetit dhe kundėr religjionit e shpėrthyer nė Torino. Don Bosko gati ėshtė i goditur nga disa plumba.
  • 1850. Don Bosko e themelon Oratorin porsi njė shoqėri e gati Ndihmės sė Shpėjtė pėr tė rinjėt punėtorė.
  • 1851. Don Bosko e blenė shtėpinė e Pinardit dhe fillon ndėrtimin e Kishės sė Shėn Franqeskut tė Salezit.
  • 1853. Fillon formimin e njė njėsie vėllimesh tė Leximeve Katolike.
  • 26 janar 1854. Don Bosko propozon katėr tė rinjėt Mikele Rua, Kaliero, Roketi dhe Artilia themelimin e salezianėve.
  • Vera e vitit 1854. Nė Torino shpėrthen kolera dhe fėmijėt e tė rinjėt e Oratorit dallohen porsi ndihmėsit e tė sėmuarve.
  • 29 tetorė 1854. Hyn nė Orator tė Don Boskos, njė i ri me emrin Domenik Savio, mė vonė shpallėt Shenjtė!
  • 25 mars 1855. I riu, miku i Don Boskos i mer kushtet e Varfėrisė, Pastėrtisė dhe Dėgjesės.
  • 25 nėntorė 1856. Vdes Nėna e Don Boskos, Nėna Margareta.
  • 9 mars 1857. Nga njė sėmundje vdes miku i Don Boskos, Domenik Savio.  Don Bosko menjėherė e shkruan ‘Jetėn” e Domenik Savios dhe menjėherė pėrhapėt gjithkund. Papa Pio i XII e shpallė Shenjtė nė vitin 2954.
  • 18 dhjetor 1859. Lindė zyrtarisht Kongregata Saleziane. Me Don Boskon salezianėt e parė janė 18.
  • 1863. Don Bosko e hapė shtėpinė e parė saleziane jasht Torinos, nė Mirabėllo Monferrato.
  • 1864. Don Bosko fillon ndėrtimin e njė Bazilike (Kishe) tė Zojės Ndihmėtare nė Valdoko – Torino.
  • 1866. Don Bosko bėnė njė ndėrmjetėsim mes Selisė sė Shenjtė dhe Qeverisė Italiane pėr kthimin nėpėr Dioqezat e veta tė 45 Ipeshkėvinjėve qė kan qen nė ekzil dhe pėr shugurimin e Ipeshkėvinjėve tė rinjė. 9 giugno 1868. Consacrazione della Basilica di Maria Ausiliatrice.
  • 5 gusht 1872. Lindė Kongregata e Bijave tė Zojės Ndihmėtare. Me bashkthemeluesen e Maria Domenika Moxarello.
  • 3 prill 1874. Aprovohen nė mėnyrė definitive Regullat e Kongregateės Saleziane.
  • 11 nėntor 1875. Don Bosko i dėrgon salezianėt e parė nė Mision porsi tė dėrguarit e parė nė veprimtaritė e Amerikės Jugore.
  • 1877. Fillon publikimi i rrevistės sė Lajmėtarit Salezian.
  • 1880. Papa Leoni i XIII, ia beson Don Boskos ndėrtimin e Tempullit tė Zemrės sė Krishtit nė Ronė.
  • 7 dhjetor 1884.  Njė nga tė rinjėt e Don Boskos pėrzgjedhet dhe shugurohet edhe Ipeshkėv: Mons. Giovanni Kaliero. Dhe mė vonė pėrzgjedhet edhe Kardinal.
  • 1883 - 1886. Don Bosko i pėrmbushė disa udhėtime me rėndėsi: nė Francė dhe nė Spanjė. Ai ėshtė nė kėrkim tė fondeve dhe mjeteve pėr ndėrtimin e Kishės sė re nė Romė tė besuar nga Papa.
  • 1887. Nė prill Don Bosko shkon pėr herė tė fundit nė Romė, pėr Shugurimin e Kishės – Tempullit tė Zemrės sė Krishtit. Shėndetin e ka tė dobėt.
  • 31 gennaio 1888. Don Bosko vdes. 

Aktivitete me të rinjë - ORATORI

 
tbl:section.php