Aplikimi Konkursi
*
*
 / 
 / 
*
*
*
*

Nëse keni paqartësi, mund të na kontaktoni në këtë email:

[email protected]

Qendra Social-Edukative «Don Dosko», në Prishtinë, shpall konkurs letrar për esenë më të mirë, për nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Prishtinës. Ky konkurs ka për qëllim nxitjen e nxënësve për të shkruar dhe njëkohësisht për ta ngritur vetëdijen e tyre lidhur me rëndësinë e temave aktuale.

Kriteret lidhur me esenë:

1. Eseja duhet të jetë origjinale, e papublikuar më parë (çdo plagjiaturë shpie te eliminimi i menjëhershëm i esesë).
2. Eseja realizohet në kohë reale në «Don Bosko», më 1 shkurt 2018, në orën 13:00
3. Eseja duhet të ketë karakter letrar dhe jo më e gjatë se 600 fjalë.
4. Eseja duhet të ketë ide të qarta, strukturë të mirë të fjalisë dhe drejtshkrim.

Shpërblimet:

Vendi i parë Vendi i dytë Vendi i tretë
200 € 150 € 100 €

Afatet:

Mund të aplikohet në Konkurs duke plotësuar formularin elektronik që gjendet në webfaqen e Qendrës Social-Edukative «Don Dosko»: www.donbosko-kosova.com
Regjistrimi mbyllet të mërkurën, më 31 janar 2018, në orën 16:00.
Qendra Social-Edukative «Don Bosko» gjithashtu, më 7 shkurt 2018, në orën 12:00, në sallën e konferencave të shkollës, organizon Tryezë të Rrumbullakët, në kuadër të së cilës bëhet edhe shpallja e Eseve fituese. Në këtë tryezë marrin pjesë 10 finalistët e garës letrare, këshilli i nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës dhe ekspertë të fushës.
Shpërblimet për tre vendet e para ndahen më 9 shkurt 2018, gjatë festës për Ditën e Shkollës, që mbahet në orën 11:00.

Me respekt, drejtori i shkollës
Izidor  Lukic