Sot në praninë e qindra shikuesve, në një atmosferë që i ngjante viteve të arta të basketbollit të Kosovës, klubi ynë luajti lojën e dytë finale në kuadër të IP Ligës së Dytë të Kosovës.

Pas epërsisë prej 11 pikësh të KB Istogu të cilën e arriti në Pejë, KB Don Bosko nuk kishte çfarë të humbistë përveç se të luaj me zemër dhe vullnetin më të madh.

Qysh në fillim u pa entuziazmi për fitore nga klubi ynë duke kaluar në epërsi prej 8 pikësh qysh në minutat e parë. Këtë epërsi klubi ynë arriti ta mbajë gjatë gjithë kohës ku në çerekun e tretë arriti epërsinë e kërkuar prej 12 pikësh.

Në çerekun e 4 përkundër që ekipi ynë gjatë gjithë kohës mbajti epërsinë prej 9 pikësh, por fati nuk ishte në anën tonë dhe loja përfundoi me 8 pikë epërsi, epërsi kjo që nuk ishte e mjaftueshme që të kaloi në Ligën e Parë.

Klubi ynë ka edhe një mundësi kundër KB Prishtina e Re, dhe bazuar në lojën e sotme gjasat e klubit tonë për kualifikim janë maksimale.

Një falënderim shumë i madh shkon për tifozët e skuadrës sonë të cilët gjatë gjithë lojës ishin lojtari ynë i gjashtë.

Po ashtu një falënderim i veçantë shkon për Bashkësinë Saleziane dhe trajnerin e klubit Valentin Spaqi, të cilët arritën të konsolidojnë një klub dhe ta dërgojnë atë në finale për vetëm 6 muaj nga krijimi i tij.

Suksese klubit dhe shihemi në Playout.


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT , Lajmet

Publikuar më: 26/04/2018