PROCEDURAT E PROVIMIT

Të dashur maturantë më poshtë i gjeni datat e organizimit të testit të Maturës Shtetërore 2021:

Informatat me rëndësi:

1. Testi do të mbahet vetëm një ditë   
2. Paraqitja e provimit do të bëhet nga  data 7 – 15 qershor 2021
3. Dërgimi I listave të nxënësve bëhet më 16 qershor 2021
4. Testi do të mbahet më 26 qershor 2021 nga ora 10:00 në gjithë Kosovën (për vendin e mbajtjes, ju lajmërojmë me kohë)
5. Publikimi i rezultateve më 5 korrik 2021
6. Ankesat e nxënësve të pa kënaqur me  rezultat  nga  data 5 – 8 korrik 2021
7. Rezultatet e ankesave  më 9 korrik 2021

 

Informata shtesë:

– Maturantët duhet të jenë në orën 9:00 te Qendrat e Testimit.
– Veprohet sipas udhëzimeve të administruesit të Testit
– Plotësoni me kujdes Broshurën e Testit, sidomos Fletëpërgjigjen.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 09/06/2021