QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL

Fusha e Aftësimit Profesional dhe projekteve

 

Qendra “Don Bosko” filloi misionin e saj në Kosovë më 28 tetor 2003 me kurset e formimit profesional. I tërë aktiviteti i formimit profesional i të rinjve ka kontribuar dhe ende kontribuon për aq sa është e mundur, në strategjinë kombëtare për zhvillim ekonomik dhe zbutje të papunësisë në vend e që është në harmoni edhe me politikat e BE-së të bazuar në 4 objektiva kryesore strategjike: sigurimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe lëvizshmërisë për të qenë efektive dhe reale; përmirësimi i cilësisë dhe efektivitetit të AAP; nxitja e barazisë, kohezioni social dhe qytetaria aktive; inkurajimi i kreativitetit dhe inovacionit, sipërmarrja e përfshirë në të gjitha nivelet e edukimit dhe trajnimit profesional.
Në këto vite, Qendra është pasuruar me laboratorë të mirë-pajisur, të elektroteknikës, të telekomunikacionit, të informatikës, të saldimit, të hidraulikës, të përpunimit të frutave dhe perimeve, si dhe klasave të reja dhe funksionale; ka hyrë në marrëveshje dhe ka ndërtuar marrëdhenie shumë të mira të bashkëpunimit me: Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministrinë e Shëndetësisë dhe të agjencive dhe institucioneve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kurset aktive janë: instalime elektrike në objekte civile, instalime elektrike industriale, intercoms, baza elektronike; saldim; hidraulikë;përpunimi i ëmbëlsirave, frutave dhe perimeve; operatorët e zyrës, të turizmit; kurse te informatikës: office racket; frontpage; autocad; kontabilitet dhe financa; kursi i edukatoreve të fëmijëve.

Në mbështetje të aktiviteteve të formimit profesional, është krijuar zyra e projekteve me objektivat e mëposhtme: hulumtimi, programimi dhe planifikimi i projekteve për t’i prezantuar në organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare; hartimi dhe përpilimi i përgatitjes së projekteve; të negociojë me institucionet dhe partnerët e interesuar, projektet potenciale; të zbatohen, monitorohen dhe të raportohet mbi projektet në vazhdim; të ndihmojë dhe të të shoqërojë njerëzit e përfshirë në projekte; menaxhimi dhe sigurimi i procesit të zbatimin te projektit.