Dje në palestrën e QSE Don Bosko në Prishtinë, klubi ynë luajti ndeshjen dytë të playout-it kundër KB Prishtina e Re.

Ishte një lojë e fortë dhe dinamike në të cilën lojë të dyja ekipit kishin ardhur me pretendimin e fitores.

Ekipit tonë i duheshin 11 pikë epërsi që ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë, por as kësaj here fati nuk deshi. Edhe pse ekipi ynë gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi në fund vendosi përvoja e lojtarëve.

Ndeshja u mbyll me rezultatin:

KB Don Bosko 71 : 69 KB Prishtina e Re


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT

Publikuar më: 07/05/2018