Sot, në kudër të xhiros së 12-të në Ligën e Parë për meshkuj, KB “Don Bosko” luajti si mysafir kundër KB “Istogu”. Ishte kjo ndeshje direkte për vendin e tretë të cilën me sukses arriti ta fitonte klubi ynë dhe tani pozicionohet sigurtë në pozitën e tretë në tabelë.

Në këtë ndeshje lojtarët të cilët u dalluan ishin D. Haxhosaj me 27 pikë të shënuara, R. Ahmeti me 17 pikë, I. Hasani 14 pikë dhe G. Shala 13.

Kjo ishte njëra ndër ndeshjet ky klubi ynë shkëlqeu me lojën e tyre duke u shkëputur deri ne 30 pikë epërsi.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat:

KB Istogu 69 : 82 KB “Don Bosko”

Urojmë klubin tonë për këtë fitore dhe vazhdojmë tutje deri në playoff!


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT

Publikuar më: 10/02/2019