Të gjitha Listat e pritjes ekzistuese (pavarësisht kur është bërë Aplikimi), do anulohen (arkivohen) me datën 14 shtator 2023. Të gjithë ata që kanë dëshirë të vendosin sërish emrin e fëmijës/ve të tyre në Listë të pritjes për vitin e ri shkollor 2023-2024, duhet të vijnë pranë administratës së Shkollës dhe të bëjnë aplikimin e ri. Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit/kujdestari ligjor ose nga një familjar i afërm që ka autorizimin me shkrim nga prindi/kujdestari ligjor; një person mund të ketë autorizimin vetëm për një fëmijë (eventualisht për vëllezërit dhe motrat e tij);

Aplikimet e reja për Lista të pritjes për Shkollën Fillore, të Mesme të ulët dhe të Mesme të lartë, bëhen më:

15 shtator – vetëm për fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko”

18 shtator 2023 nga ora 08:00 – të gjithë të tjerët që nuk bëjnë pjesë në grupin e parë.

Renditja do bëhet sipas kohës së ardhjes dhe paraqitjes së Aplikimit/kërkesës dhe ajo renditje do vlejë për një vit shkollor.

Nota mesatare e nevojshme për aplikim:

Për kl. III-V – nota mesatare 4.75 (nën 4.5 nuk pranohet aplikimi)
Për kl. VI-IX – nota mesatare 4.5 (nën 4.0 nuk pranohet aplikimi)
Për kl. X-XII – nota mesatare 4.0 (nën 3.5 nuk pranohet aplikimi)

SHËNIM: Kujtojmë se, siç janë informuar tashmë prindërit në momentin e Aplikimit, për kl. I dhe X për vitin shkollor 2023-2024 dhe siç është e shkruar edhe në fletën e Aplikimit që atyre u është dorëzuar, Listat e pritjes për këto klasa (I dhe X) do vlejnë deri në fundin e javës së dytë, të muajit Shtator të vitit të ri shkollor 2024-2025.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 08/09/2023