Gjatë ditës së sotme shkollën tonë e vizituan disa profesor të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe RIT.

Qëllimi i vizitës së tyre ishte një prezantim në fushën e Teknologjisë Informative respektivisht Cyber Security.

Prezantimi u bë para nxënësve tanë të cilët u njoftuan me disa nga metodat e mbrojtjes së të dhënave dhe sigurimin e tyre.

Për nxënësit tanë u ofruan disa bursa për trajnime të cilat ata do t’i ndjekin gjate 3 muajve të ardhshëm.

Ne i falënderojmë profesorët e AUK & RIT për vizitën e tyre dhe së shpejti të dyja institucionet arsimore do të kenë bashkëpunim edhe me të afërt gjithmonë në të mirë të nxënësve tanë.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 16/02/2017