Sot më 08.06.2015 u luajt finalja e turnirit të futbollit në Liceun & Gjimnazin “Don Bosko” – Prishtinë

Pas një turniri mjaft atraktiv, me lojë fer dhe mirë të organizuar, edhe finalja ishte me të vërtetë spektakël, ku finalistët X-B vs XI-D shfaqën talentet e tyre dhe kënaqën publikun e pranishëm në sallë.

Ndeshja finale u përmbyll me rezultat të barabartë X-B 2 – 2 XI-D, dhe pas ekzekutimit të penalltive, fitues u shpall klasa XI-D, kampioni i ri i Liceut & Gjimnazit “Don Bosko” – Prishtinë për 2014 – 2015.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 08/06/2015