Të dashur,

Në emër të drejtorit të QSE “Don Bosko” – Prishtinë, Don Dominik Skender Qerimi dhe Bashkësisë Saleziane, stafit, nxënësve, prindërve dhe të gjithë miqëve të QSE «Don Bosko», ju urojmë Festën e Pashkës.

Kjo është Festa e paqes dhe e jetës, aty ku gërshetohet amshimi me të përkohshmen duke dalë fitimtarë mbi errësirën e së keqes, e kështu rinis ekzistenca e një botë të ripërtërirë. Nuk ka më vend për ndarje dhe urrejtje, luftëra e hasmëri, sepse e keqja është mposhtur dhe Zoti na dhuroi jetën dhe na fton të jetësojmë dashurinë.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkën!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 03/04/2021