Nga data 28 prill deri më 1 maj 2018, nxënësit e klasave të XI ishin për një vizitë kulturore në Shqipëri.

Kjo vizitë kishte rëndësinë e saj më të madhe sepse përkoi më 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Për këtë arsye e vizita filloi tek varri i heroit tonë kombëtar, tek i cili nxënësit së bashku drejtorin dhe profesorët nderuan veprën e tij.

Pas vizitës në Lezhë, vazhduan për vizitë në kalanë e Rozafës dhe në qytetin e Shkodrës. Aty nxënësit u njoftuan më historinë e kalasë si dhe panë bukuritë që ofron qyteti i Shkodrës.

Dita e dytë e vizitës në Shqipëri ishte rezervuar për në qytetin e Beratit dhe Vlorës. Vizita në kalanë e Beratit ishte mbresëlënëse dhe shumë atraktive duke parë lashtësinë e qytetit dhe muzeun e Onufrit. Pastaj vizituam qytetin e pavarësisë Shqipërisë, Vlorën. Aty nxënësit patën mundësi ta shohin shtëpinë e pavarësisë si dhe i bënë një vizitë qytetit.

Dita tjetër e vizitës ishte e planifikuar për Tiranën. Në Tiranë vizituam Bunkartin në të cilin pamë një pjesë të historisë së Shqipërisë komuniste. Pastaj një vizite ju bë edhe qytetit të Tiranës. Mbrëmja ishte e rezervuar për qytetin e Durrësit.

Dita e fundit e vizitës ashtu siç ishte planifikuar ju bë qytetit të Krujës dhe kalasë së saj. Ishte një vizitë shumë emocionuese sidomos sepse përkonte më 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 03/05/2018