Me 28 nëntor 2015 Salezianët e Don Bosko, së bashku me gjithë familjen e madhe të Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Kosovë, do të kujtojmë vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e Qendrës së Prishtinës. Në vitet e fundit është punuar shumë për të ndërtuar jo vetëm ndërtesën, por, mbi të gjitha, Projektin Edukativ të Veprës saleziane të Prishtinës. Sot pas dhjetë vitesh, duhet të falënderojmë Zotit duke konstatuar që është bërë shumë, të mëdha janë arritjet dhe rezultatet, domethënëse janë sektorët që realizojnë aktivitetet tona edukative e baritore që këto vite janë integruar vazhdimisht. Sot janë të ndryshëm sektorët brenda të cilëve veprojmë: 1. Shkolla: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Liceu Elektroteknik (Informatikë e Telekomunikacion); 2. Qendra për Aftësime Profesionale me kurse të ndryshme; 3. Oratori – Qendra Rinore, në të cilën integrohet kultura dhe edukimi i kohës së lirë me aktivitete të ndryshme.

Modeli ynë salezian në të bërit shkollë

Shkolla Don Bosko në Prishtinë përpiqet të ofrojë një edukim që promovon pjekurinë integrale të nxënësit duke e ndihmuar që të bëjë zgjedhje të përgjegjshme dhe të jetojnë lirinë dhe vlerat e tjera si arritje dhe themel i jetës. Nuk është një zgjedhje “neutrale” por një “vend” edukimi dhe mësimi në të cilën edukimi integral është stil jete.
Don Bosko shkruante:
«Dy janë sistemet e përdorura në çdo kohë për edukimin e rinisë: ai Shtypës (represiv) dhe ai Parandalues. Sistemi Shtypës konsiston në paraqitjen e ligjit nënshtetasve; pastaj të mbikqyret për të zbuluar shkelësit dhe, aty ku shihet e nevojshme, të jepet ndëshkimi i merituar. Në këtë sistem fjalët dhe figura e eprorit dhe e edukatorëve duhet të jenë gjithmonë të ashpra, mjaft kërcënuese, dhe duhet të shmanget çdo familjaritet me të rinjtë që përfitojnë nga edukimi. I ndryshëm dhe i kundërt është Sistemi Parandalues. Ai konsiston në njohjen e normave të sjelljes dhe rregulloreve të një Shkolle dhe pastaj të mbikqyret në mënyrë që nxënësit të kenë mbi vete syrin vigjilent të drejtorit dhe të edukatorëvë që, si etër të dashur, të flasin, të shërbejnë si udhërrëfyes për çdo ngjarje, të japin këshilla dhe me dashamirësi të korrigjojnë: duke bërë kështu, e vënë nxënësin në pamundësi për të bërë shkelje. Ky sistem mbështetet plotësisht mbi arsyen, besimin dhe mbi dashamirësinë dhe përjashton çdo lloj ndëshkimi të dhunshëm».

Nxënësi do të jetë gjithmonë plot respekt ndaj edukatorit dhe, kur të rritet, do të kujtojë përgjithmonë edukimin dhe formimin e marrë në shkollën Don Bosko.
Don Bosko praktikonte principin e “besimit në fëmijën”. Fillonte me pjesëmarrjen në lojërat e fëmijëve, duke i pyetur për familjet e tyre, duke u bërë atyre dhurata. Shmangte mënyra sjelljeje të vrazhda dhe qortime. Kështu ndërtonte menjëherë një raport miqësor, i cili e bënte më të lehtë punën edukative. Dikush mund të thotë se ky sistem, në praktikë, është i vështirë.

Vazhdonte Don Bosko:

«Me këtë sistem parandalues, nxënësit e kuptojnë se janë të dashur, se punohet për të mirën e tyre dhe, pra, arrijnë të kuptojnë se duhet të bashkëpunojnë me eprorët dhe të mos të shkojnë kundër tyre. Praktikimi i këtij sistemi kërkon nga eprorët durim, përultësi, aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të mira, pranim të vuajtjes dhe të lodhjes, pasion edukativ. Por në fund rezultatet janë të mrekullueshme: rritje fizike, intelektuale, morale dhe shpirtërore; përvetësim bindjesh e një sistem etik të sjelljes dhe përfitim shkollor; vetëbesim dhe autonomi në përballimin e hapave të ardhshëm; një personalitet më të qetë dhe të gatshëm për të përmbushur detyrat e veta».
Disa tipare që përcaktojnë linjat kryesore të ofertës sonë edukative:
– Rritja integrale dhe kujdesi i privilegjuar ndaj personit njerëzor
– Vepra shkollore serioze si rruga e parë e edukimit
– Liria e kuptuar si aftësi që të bëhen zgjedhje të përshtatshme e duke marrë përgjegjësitë së bashku
– Disiplina si aftësi vetëkontrolli dhe respekti të lirisë së tjetrit
– Një angazhim i fortë dhe metodik në studim për të arritur cilësi kulturore dhe profesionale që bëjnë të mundur në botën universitare o të punë si protagonistë
– Kultura e kuptuar jo si qëllim në vetvete, por si një jetë e realizuar dhe domethënëse
– Ndjenja e solidaritetit ndaj të tjerëve, veçanërisht ndaj më të dobëtëve dhe të varfërve
– Një edukim integral që mishërohet në të përditshmen dhe ka horizontin e hapur drejt pafundësisë dhe vlerave të larta njerëzore, shpirtërore dhe trashendentale. 

 

Identiteti i QSE “Don Bosko” Prishtinë

Domethënëse është vetëdija që shoqëria kosovare ka për Qendrën “Don Bosko”. Sot, shpesh dëgjojmë fjalë si këto: “këtu, në Qendër frymëmerret një klimë familjeje dhe rregulli, pune të madhe dhe gëzimi, përkushtimi dhe respekti, organizimi dhe përkushtimi”. Këtu mundohemi të krijojmë një ambient familjar dhe pozitiv që i bën mirë kujtdo që hyn këtu brenda.
Një përkujdesje të veçantë i kushtohet krijimit të një ambientit që ndihmon nxënësin në rritjen e shëndoshë të tij: ambienti, në fakt, është në vetvete edukues. Përpiqemi ta krijojmë së bashku nxënës e staf edukues. Në këtë mënyrë secili dhe së bashku bëhemi, përveç protagonistë të formimit vetjak, edhe përgjegjës të edukimi të të gjithëve.
Ambienti formues dhe edukativ ka nevojë për një Bashkësi Edukative Baritore (BEP): ajo është e përbërë nga salezianët, nga mësuesit dhe bashkëpunëtorët, prindërit dhe nxënësit që janë të ftuar dhe të interesuar për çështjet e shkollës dhe për bashkëpunim. Bashkëndarja e orientimit edukativ është kushti thelbësorë që shkolla të mund të zhvillojë detyrën e saj me efikasitet.

Qendra “Don Bosko”, «shtëpia jonë e dytë»

Fryti i këtyre vlerave mund të sintetizohet më së mirë në dëshminë e dhënë nga nxënësit dhe mësuesit. E para është një nxënëse e Liceut. Teksti është titulluar “Katër vite në Liceun Don Bosko”. Duke parë që letra është e gjatë, këtu poshtë do sjellim këtu disa nga fjalitë më domethënëse: «Tani, mes lotëve dhe nostalgjisë plot trishtim, kam dëshirë që të kthehem në shtëpinë tonë të dytë”. Sot nuk kemi fjalë të tjera përveç “Faleminderit” për faktin se çdo ditë keni qenë me ne dhe pranë nesh. Do të na mungojë çdo gjë: gëzimet e përjetuara, vuajtjet dhe vështirësitë shkollore, çastet e gëzueshëm dhe argëtuese kaluar së bashku, një jetë e kaluar në “shtëpinë tonë të dytë”. Çdo gjë tashmë është e mbyllur në zemrën tonë të vogël dhe një nostalgji e madhe na përfshin sa herë që me mendje dhe zemër kthehemi pas duke kujtuar katër vitet e kaluara në Don Bosko. Faleminderit “Don Bosko” për çdo gjë që ke bërë për ne».
Dëshmia e dytë është e një mësueseje e cila u shkruan të sapo diplomuarve. Edhe nga ky tekst po nxjerrim vetëm disa fjali: «Në Qendrën Don Bosko keni takuar persona që u janë dedikuar tërësisht juve. Mësimet e tyre, pasuria e tyre shpirtërore, dëshmia e dashurisë së tyre për ju, le t’ju jenë si pikë referimi në çdo zgjedhje të jetës suaj. Kujtohuni për personat që keni takuar këtu. Urim dhe jini gjithmonë të lumtur». 

 

Qendra “Don Bosko”: «Vend edukimi, formimi integral për të gjithë»

Në këto katërmbëdhjetë vjet të jete në Prishtinë, ne Salezianët e Don Bosko kemi kërkuar që të vëmë në vepër, siç ndodh në çdo kudo në botë, qëllimin e misionit salezian. Këto qëllime janë gjithashtu shprehura shumë mirë edhe në Statutit e Shoqatës «Qendra Social-Edukative “Don Bosko” – Kosovë», e regjistruar në zyrën për OJQ-të në Prishtinë. Me nr. Regjistrimi 52000033-5 me 12.04.2000 dhe e miratuar me Statutin e Entit Publik nr.6000592-3.
Nga neni 15 i Statutit të Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” po sjellim disa nga qëllimet.
«Shoqata si OJQ është e themeluar për këto qëllime:
– nxitja dhe zhvillimi i të mirës së përbashkët përmes fomit të njerëzve me personalitet të pavarur pë të ndërtuar të ardhmen e tyre;
– edukimi, aftësimi dhe arsimi i përgjithshëm dhe profesional i të rinjve dhe të rriturve për punë dhe jetë të pavarur;
– përkrahja e të rinjve në fushën e edukimit, arsimit, shkencës dhe kulturës;
– pavarësimi ekonomik dhe social të femrës, aftësimit të saj për punë në lëmi profesionale dhe përgatitja për botën e punës;
– nxitja dhe promovimi i punësimit dhe aktiviteteve që çojnë në punësim;
– zhvillimi i traditës së demokracisë, lirisë, tolerancës nacionale, fetare dhe kulturore;
– përhapja e solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës, paqes, afrimit dhe bashkëjetesës së të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh kombin, racën, gjininë, fenë, aftësitë fizike, botëkuptimin dhe përkatësitë e tjera;
– nxitja dhe përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit ndëretnik, ndërkulturor dhe ndërfetar në respekt të diversitetit të shoqërisë së Kosovës;
– sendërtimi i qëllimeve të tjera sipas planeve dhe programeve të Shoqatës, si pjesë integrale e Kongregatës Saleziane dhe të Administraturës Apostolike të Kosovës, si dëshmi dhe mundësi për të tjerët dhe veçanërisht për promovimin integral të të rinjve të Kosovës».
Këto objektive janë shprehje e Sistemit Parandalues të Don Boskos. Ky sistem, i cili është i bazuar në treshe arsye, besim dhe dashamirësi, synon rritjen integrale të personit njerëzor që është unitet i trupit dhe shpirtit, marrëdhënie e vazhdueshme me Zotin, me vetvete dhe me të tjerët, ndërgjegje e drejtë dhe e ndriçuar, harmoni dashurie.
Marrësit e misionit Salezian janë fëmijët dhe të rinjtë, pavarësisht nga gjinia, besimi, raca, etnia dhe gjuha. Janë të rinjtë student, të rinjtë pa punë ose në kërkim pune, të rriturit e të rinj të zonave urbane dhe rurale, të rinjtë të cilët kanë nevojë për ndihmë për të zbuluar projektin e tyre të jetës. Marrës, gjithashtu, është populli i Kosovës me zhvillimin e të mirës së përbashkët, solidaritetit dhe subsidiaritetit. 

 

Bashkësia Edukative Baritore (BEB) e Qendrës “Don Bosko”: Subjekt bashkimi dhe misioni salezian

Çfarë është Bashkësia Edukative Baritore? Është familja e madhe e personave që, edhe pse të ndryshëm, janë të bashkuar me të njëjtin shpirt rreth të njëjtin projekt edukativ të Qendrës “Don Bosko”. Nga kush është e formuar Bashkësia Edukative Baritore e Qendrës “Don Bosko” në Prishtinë? Ajo është e përbërë nga salezianët dhe laikët; nga burra dhe gra; profesorë dhe nxënës; katolikë, myslimanë, ortodoksë; shqiptarë, serbë, romë, ashkali dhe kroatët. Projekti Edukativ i Don Boskos është i përfshirë në shprehjen të jesh “qytetar i ndershëm dhe besimtar i mirë”; është pra një vizion pedagogjik që orienton drejt rritjes dhe pjekurisë integrale të personit për të qenë “të lumtur në kohë dhe në përjetësi”.
Të thuash se Bashkësia Edukative Baritore është subjekt bashkimi, do të thotë se e mira e çdo individi është e lidhur me aftësinë e saj për t’u relacionuar me të gjithë dhe për të bashkë ndajnë qëllimet për të cilit jemi së bashku, përtej ndryshueshmërisë. Prandaj, Bashkësia Edukative Baritore, në ndryshueshmërinë e saj etnike dhe fetare, është familja e madhe që na bashkon dhe është “vendi” i përvojës së bashkësisë saleziane. Në këto vite jemi duke përjetuar se diversitetet, kur janë të qarta, të respektuara, të pranuara dhe të bashkëndara me të tjerët, janë një përgjigje e madhe për rritjen e individit dhe për zhvillimin e të gjithëve. Duke u ndarë nuk mund të rritemi, nuk është se duke u sektorializuar që mund të zhvillojmë identitetin dhe sigurinë tonë psikologjike, emocionale, ekonomike, etj. Mendojmë se kjo mund të jetë një shembull i mirë për shkollën e Kosovës.
Të thuash që Bashkësia Edukative Baritore është subjekt bashkim, do të thotë se dallimi dhe uniteti shkojnë së bashku si në një orkestër apo në një skuadër ngjyrash që dëshiron të jetë e suksesshme. Në këto vite kemi pasur kujdes të posaçëm për kriteret e cilësisë: kemi investuar në aftësitë personave dhe në aftësitë e tyre; jemi përpjekur të vënë personin në qendër dhe për këtë secili është ndier i respektuar në dinjitetit e tij; jemi përmirësuar në organizim dhe menaxhim, duke specializuar për secilin rolin dhe funksionin e tij; duke pasur kujdes edhe për mjedisin. Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar partneriteti dhe bashkëpunimit me institucionet publike e private, kombëtare e ndërkombëtare, në mënyrë që sot, Qendra “Don Bosko” është një subjekt territorial i çmuar dhe të vlerësuar.