Shkolla fillore dhe e mesme e ulët

              ‘’Don Bosko’’

 

Ju mirëpresim në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët  ‘’Don Bosko’’,  shkollë e cila ju ofron një alternativë më të mirë për shkollimin Tuaj; një qasje në një mjedis të ri edukativo-arsimor, ku ofrohet mundësi për zhvillimin e një nxënësi të suksesshëm, mendimtar kreativ, komunikues efektiv, individ i shëndoshë dhe qytetar i përgjegjshëm.

Misioni i shkollës ‘’Don Bosko’’ është të edukojë nxënësit në një atmosferë pozitive dhe plot respekt, ku ata mund të zbulojnë dhe vlerësojnë të qenurit unik, ku mund të tregojnë potencialin e tyre të plotë. Nxënësit do të aftësohen që të shfrytëzojnë në mënyrë kreative dijen dhe shkathtësitë e tyre në situata të ndryshme dhe kontekste të reja.

 Regjistrimi i nxënësve të rinj vazhdon deri në plotësimin e vendeve të lira.