Jemi një në botë

Liceu Elektroteknik ”Don Bosko” është i pari i këtij lloji në Kosovë, u themelua nga Qendra Social-Edukative ”Don Bosko” në Prishtinë.
Liceu Elektroteknik ”Don Bosko” ofron kushte optimale sipas standardeve më të avancuara të arsimit, staf profesional, infrastrukturë komplete shkollore dhe ambient të këndshëm mësimor me kohëzgjatje katër vjeçare.
Involvimi i Informatikës dhe i Telekomunikacionit është duke ecur me hapa shumë të shpejtë, prandaj, edhe ne jemi në hap me KOHËN!
Përveç planprogrameve moderne, Liceu ofron edhe metoda të reja në procesin e mësimit (me nxënësin në qendër të aktivitetit), sidomos ofron kushte në punën praktike dhe kërkimore të nxënësve në laboratorë dhe kabinete të pajisura me pajisje dhe mjete mësimore moderne.
Nxënësit kanë në shfrytëzim të përhershëm laboratorët e Elektroteknikës, Elektronikës e Informatikës, Gjuhëve të huaja, Bibliotekën si dhe kanë qasje të vazhdueshme në internet.
Në kuadër të Liceut Elektroteknik ” Don Bosko” që nga viti shkollor 2008-2009 janë dy drejtime:

– Teknik i Informatikës
– Teknik i Telekomunikacionit

Në të ardhmen Liceu Elektroteknik ” Don Bosko” do të ketë edhe drejtime tjera profesionale, me mundësi të profileve fleksibile sipas kërkesave dhe nevojave të vendit.
Liceu ka karakterin e sistemit të mbyllur shkollor me qëndrim ditor të nxënësve dhe atë:
prej orës 07:45 – 14:30, organizohet mësimi intensiv sipas orarit të rregullt.
prej orës 14:30 – 15:45, organizohen aktivitete jashtëkurrikulare dhe mbahet mësim plotësues (mësimi kabinetik) sipas nevojave të nxënësve dhe aktivitete tjera.
Nxënësit të cilët kanë të drejt në bursën e shkollës:
Liceu Elektroteknik “DON BOSKO “ do të ndajë bursa për ketë shkollim , bursa është shkollimi pa pagës për një vit shkollor , por me mundësi vazhdimi deri në katër vite ( deri në përfundim të Liceut ) me kusht që bursisti çdo vit shkollor të arrijë kriteret e caktuara nga liceu gjatë vitit shkollor paraprak. Duhet ti plotësoj kushtet të cilat i cakton këshilli udhëheqës i Liceut.
Të gjithë nxënësit që dëshirojnë të konkurrojnë për bursën e shkollës duhet ti plotësojnë këto kushte:
Familja e nxënësit duhet të jetë shfrytëzuese ndihmës sociale (solidare) nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe fëmijët bonjak.
Nxënësi duhet te ketë të kryer arsimin e detyruar nëntëvjeçar me sukses mbi mesataren për nëntë vjet e shkollimit.
Nëse numri i aplikuesëve është më i madh se numri i bursave që ofron liceu atëherë do të organizohet testimi i nxënësve nga lëmit e lëndëve natyrore shkencore.