SHKOLLA DON BOSKO NË PRISHTINË:

[masterslider id=”11″]

Shkolla jonë ka stabilizuar standardet specifike mbi shërbimin, që garanton përgjegjësinë dhe respektin mbi:

Regjistrimin e nxënësve dhe kandidatëve duke fiksuar takime dhe termine me zëvendës drejtorin dhe me drejtorin e Qendrës, të cilat konfirmohen nga vet sekretaria duke kërkuar dokumentet e duhura dhe të nevojshme për takim;
Regjistrimi në klasët respektive vijnë automatikisht me përzgjedhje dhe plotësim të standardeve të nevojshme për formim të klasëve;
Lëshimi i certifikatave të ndryshme do të realizohen në kohë maksimale të duhur;
Njohjet dhe dokumentet e ndryshme do të dorëzohen në marrëveshje dhe në koordinim mes sekretarisë dhe palëve;
Personeli përgjegjës i zyrave administrative garanton një orar të hapjes dhe të mbylljes, me përgjegjësi maksimale që respektohet në të gjitha kohërat e stabilizuara.
Drejtoria e Qendrës tonë është gjithmonë e disponuar të pranojë dhe të dialogojë sa herë që ka nevojë në koordinim me stafin e Këshillit të Institutit.
Sigurimi te porta jashtë qendrës dhe në brendësi të shkollës, është organ i sigurisë me garanci kontrolli dhe udhëzimi për të gjithë ata që kanë nevojë shërbimi në Qendrën tonë;
Sekretaria didaktike është e hapur çdo ditë (në ditët e punës) për informata dhe kërkesa të ndryshme, në oraret e punës nga ora 08.00 deri në ora
16.00.

Edhe sekretaria administrative është e hapur çdo ditë (në ditët e punës) nga ora 08.00 deri në ora 16.00.
Edukatorët/et në korridore, garantojnë mbarëvajtje dhe ecuri të mirë të procesit mësimorë, poashtu të kujdesën në të gjitha oraret e mësimit në korridore dhe ambiente të tjera të Qendrës.