Rektori Madhor i ri i Kongregatës Saleziane

Pasardhës i X-të i Don Boskos
 
Don Ángel Fernández Artime  ka lindur me 21 gusht 1960 në Gozón-Luanco (Asturie), Spanjë; ka bërë kushtet e para rregulltare me 3 shtator 1978, dhe ato të përjetshme  me 17 qershor 1984, në Santiago de Compostela.
Qe shuguruar prift me 4 korrik 1987 në León.
Me prejardhje saleziane nga Inspektoria e Leónit, përfundoi studimet në Teologji Baritorie, në Filozofi dhe Pedagogji.
Për vite ka qenë Delegat i Baritores Rinore, Drejtor i Shkollës së Ourense, anëtar i Këshillit Inspektorial dhe Zëvendës Inspektor  dhe, prej vitit 2000 deri në 2006, Inspektor.
Pasi ka qenë anëtarë i komisionit teknik që ka përgatitur Kapitullin e Përgjithshëm XXVI,  në 2009  u emërua Superior i Inspektorisë së Argjentinës së Jugut, me seli në Buenos Aires.
Në këtë funksion pati mundësi të njohë personalisht dhe të bashkëpunojë me kryeipeshkvin e atëhershëm të Buenos Aires, Kardinali Jorge Mario Bergoglio, sot Papa Françseku.
Me 23 dhjetor 2013 u emërua Superior i Inspektorisë së re Spanja  e Mesdheut, kushtuar Zojës Ndihmëtare, por para se të merrte këtë detyrë të re, me 25 mars 2014, u zgjodh nga Kapitulli i Përgjithshëm XXVII si Rektori Madhor i ri i Kongregatës Saleziane dhe Pasardhës i X-të i Don Boskos.