Në kuadër të sistemit tonë edukativ-arsimor synojmë:

– Ndërtimin e bazës themelore të edukimit dhe përvetësimin e koncepteve bazë për shkollim të mëtutjeshëm;
– Promovimin e sistemit të edukimit integral, përmes një plani edukativ e formues që ndihmon fëmijët të jenë qytetarë të mirë dhe të jenë në gjendje të ballafaqohen me të ardhmën e tyre.;
– Njohjen dhe të kuptuarit e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive në klasë, në shkollë dhe në familje;
– Zhvillimin e përgjegjësive për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore dhe për mbrojtje të mjedisit;
– Mësimi zhvillohet sipas metodologjisë së edukimit integral duke aplikuar metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimxënies duke përfshirë zhvillimin e mendimit kritik dhe nxitjen e kreativitetit përmes mësimit problemor dhe projektual që bën të kuptoj jetën si një projekt të madh dhe kompleks.
– Aplikimin e sistemit parandalues të ‘’DON BOSKOS’’ që përfshin të mësuarit aktiv me gjëra të dobishme dhe duke ju ofruar mundësinë që fëmijët të zgjedhin aktivitetin e dëshiruar në një mjedis stimulues për mësim dhe bashkëpunim.
Bashkëpunimi i shkollës me familjen në baza ditore është pjesë përbërëse e punës sonë edukative dhe arsimore.
-Përdorim të metodave bashkohore të mësimdhëniës:
Metoda mësimore me nxënësin në qendër: Teknikat dhe metodat e punës në grup, Teknikat dhe metodat e hulumtimit, Teknika dhe metoda për zhvillimin e të menduarit krijues dhe kritik.
Projektet- nxënësit punojnë në grupe me projekte, në këto lëmi: shëndeti, natyra, bimët, kafshët, gjuhët, teknologjia, etj.
– Për t’i plotësuar nevojat dhe dëshirat individuale të secilit nxënës Shkolla organizon:
• Mësim plotësues për nxënësit që kanë vështirësi në nxënie,
• Mësim shtesë për nxënësit me prirje të veçanta,
• Mësim zgjedhor për nxënësit që tregojnë interesim të veçantë.