Fusha e kulturës dhe kohës së lirë-Oratori

[masterslider id=”8″]

Oratori-Qendra rinore Saleziane paraqet një mundësi të shkëlqyeshme duke iu dhënë mundësinë të rinjve që ta zënë kohën e lirë me aktivitete sportive, formuese dhe kulturore duke i edukuar fëmijët dhe adoleshentët ndaj vlerave të paqes dhe solidaritetit. Në kuadër të programit të oratorit krijohen mundësi kontakti mes fëmijëve dhe adoleshentëve të besimeve dhe etnive të ndryshme për të nxjerrë në pah vlerat pozitive të secilit dhe për t’i integruar këto me njëra tjetrën me qëllim që të krijohet një botë më e mirë dhe me më shumë paqe.

Nga tetori 2014 ne kemi rritur ambientet, me klasa dhe sallën e sporteve që do të lehtësojë veprimin edukativ integral. Është sektori  në të cilin Qendra “Don Bosko” ka hapësirë ​​të mjaftueshme të veprimeve edukative, por ajo duhet të investojë më shumë në staf dhe në  angazhimin e animimit dhe organizatës.