Familja Saleziane: një familje në shërbim të të rinjve

Familja Saleziane është një realitet kishtar i shtrire në të gjithë botën, e bazuar në karizmën e themeluesi Don Bosko. Aktualisht ajo përfshin 30 grupe të njohura zyrtarisht me një total prej 402.500 anëtarësh që jetojnë në bashkim me njëri-tjetrin duke çuar përpara misionin e Don Boskos. Një lëvizje e madhe njerëzish të cilët, në mënyra të ndryshme, punojnë në dobi të të rinjve: Shoqëria e Shën Françekut të Salezit (Salezianët e Don Boskos), Instituti i Bijat të Marisë Ndihmëtare dhe Shoqata Salezianët Bashkëveprues. Ati shpirtëror i këtij Komuniteti dhe qendra e bashkimit, në qëllimin e Don Boskos, është Rektori Madhor, pasardhësi i tij. Ai animon dhe promovon, duke gërshetuar njësinë dhe siguruar, në shumëllojshmërinë e thirrjeve të veçanta, besnikërinë ndaj shpirtit dhe iniciativave të sugjeruara nga koordinimi. Uniteti i kongregatës mbështetet dhe rritet nga Këshillues i Familjes Saleziane që mblidhet çdo vit. “Karta e Identitetit e Familjes Saleziane”  – dokumenti  që përmban tipare identifikuese të secilit grup – pohon  se një nga kriteret thelbësore për të njohur një grup të ri është: “bashkëndarja e shpirtit, e metodës edukative dhe të stilit misionar, që do të thotë trashëgiminë shpirtërore dhe pedagogjike të Don Boskos”. 

DON BOSKO SOT

Kujtohet si krijues i Oratorëve në të gjitha qendrat Don Bosko në shumë vende të botës, ku mbizotëron fryma familjare Saleziane. Falë Don Boskos, Oratori është bërë vend takimi dhe argëtimi për të rinjtë, edukimit të të cilëve Don Bosko ia kushtoi gjithë jetën, dhe poashtu është themelues i vëllezërve Salezian dhe i motrave Saleziane. Don Bosko vdiq më 31 janar 1888 dhe u kanonizua nga Papa Piu XI në vitin 1934. Festa e tij kremtohet në çdo vend ku përmbushet misioni nga familjet saleziane, por kremtimi kryesorë mbahet në Torino, Itali. Rikujtojmë se familja rregulltare Saleziane është e pranishme edhe ndër ne shqiptarët: Që nga vitet e 30-ta pas ndërprerjes së periudhës komuniste në vitin 1992, në Shqipëri rregulltarët rikthyen për të hapur Oratorët e tyre, në Tiranë dhe Shkodër. Edhe në Kosovë gjeti vend misioni Salezian , dhe mund të themi që për dhjetë vitet e fundit në Prishtinë dhe pothuajse që tri vite në Gjilan, Qendra Don Bosko me veprimtarinë Saleziane kanë krijuar “Një jetë të re” mes shoqërisë kosovare.

Të rinjtë e shohin botën që ndryshon çdo ditë e më shumë, duke shtruar para të rriturve probleme etike, kulturore, ambientale me të cilat duan të tregojnë që mendimet, idetë, veprat dhe prania e tyre mes nesh ka vlerë shumë të madhe. Salezianët janë ata që i nënshtrohen çdo aktitiviteti për të rinjtë, në mënyrë që të zbatojnë sa më mirë Sistemin Parandalues të Don Boskos, nga e cila manifestohet një kulturë e re shoqërore, që poashtu zanafilla e gjithë veprimtarisë së Don Boskos gjindet në mesazhin e fortë të Jezusit që i bëri me dije Don Boskos qysh atëherë që të tjerët kanë nevoj për të. “Don Bosko deshi që vazhdimësia e karizmës së tij në Kishë të sigurohej nga jeta e shuguruar. Edhe sot lëvizja saleziane mund të rritet në besnikërinë ndaj thirrjes së saj vetëm nëse në qendër të bashkësisë vazhdon të mbetet një bërthamë e fortë jetësore personash të shuguruar. Prandaj, për të forcuar identitetin e krejt Kongregatës, angazhimi i tyre i parë duhet të jetë forcimi i thirrjes së çdo saleziani për të jetuar plotësisht besnikërinë e thirrjës së tij për jetën e shuguruar”. “Prej këtej lind vërtetësia shpirtërore e përkushtimit apostolik dhe e bashkësisë kishtare. Besnikëria ndaj Ungjillit, i jetuar fjalë për fjalë, dhe ndaj Rregullës suaj, në veçanti jeta rigoroze dhe varfëria ungjillore, e praktikuar në mënyrë koherente, dashuria besnike ndaj Kishës dhe dhurimi bujar i vetvetes për të rinjtë, sidomos për më nevojtarët, do të jenë garancia e lulëzimit të Kongregatës suaj”. Ky model apostolik i salezianëve mund t’i përgjigjet asaj “emergjence të madhe edukative”, që Benedikti XVI vë në dukje edhe në letrën dërguar Dioqezës së Romës mbi këtë temë. “Të edukosh nuk është e thjeshtë – përsëriti Ati i Shenjtë – e sot duket se bëhet gjithnjë e më e vështirë: prandaj jo pak prindër e mësues ndjejnë tundimin për të hequr dorë nga detyra e tyre, e nuk arrijnë as ta kuptojnë se cili është në të vërtetë, misioni që u është besuar atyre”. Fatkeqësisht, shpjegoi Papa, arsyeja qëndron në mungesën e shpresës: “Pikërisht prej këndej lind ndoshta vështirësia më e madhe për të kryer një vepër të vërtetë edukative: në bazë të krizës së edukimit qëndron në fakt kriza e besimit ndaj jetës, që në fund të fundit, nuk është tjetër veçse mosbesim në atë Zot që na ka thirrur në jetë. Në edukimin e të rinjve, është jashtëzakonisht e rëndësishme që familja të jetë subjekt aktiv. Ajo është shpesh në vështirësi në përballimin e sfidave të edukimit; shpesh nuk është në gjendje të japë mbështetjen e saj specifike, ose mungon krejtësisht. Angazhimi në favor të të rinjve, karakteristikë për thirrjen e Don Boskos, duhet të përkthehet në impenjimin e njëjtë për përfshirjen dhe formimin e familjeve”