FORMULARI

   FORMULARI      

FORMULARI

   KONKURSI      

 

 

 

 

 

 

Qendra Social-Edukative «Don Bosko»
Shkolla e Mesme e Lartë

SHPALL  KONKURS


Për një mësimdhënës/e për Gjuhë Shqipe  dhe  një mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze , për plotësimin e vendit të lirë të punës për ShML.

 

1. Mësimdhënës për Gjuhë Shqipe (zëvendësim)

  Kandidati/ja  duhet të plotësojë këto kushte:

1.1     Fakultetin e Edukimit – Programi Master i Mësimdhënies në Gjuhë  Letësi Shqipe;
1.2      Fakulteti i Filologjisë – dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe / letërsisë dhe gjuhës shqipe;
                  1.2.1.   Niveli Master ;
                  1.2.2    Sistemi katërvjeçar;

 

2. Mësimdhënës për Gjuhë Angleze

  Kandidati/ja  duhet të plotësojë këto kushte:

      2.1        Fakulteti i Filologjisë-dega e gjuhës dhe e letërsisë angleze;
                        2.1.1   Master;
                        2.2.2   Sistemi katërvjeçar;
      2.2        Fakulteti Filozofik- dega e gjuhës dhe e letërsisë angleze;
                        2.2.1   Master;
                        2.2.2   Sistemi katërvjeçar;  

  

    Kushtet e përgjithshme

– Të ketë përgatitje të lartë profesionale në fushën e mësimdhënies dhe metodologjive mësimore;
– Të ketë përvojë pune në arsimimin e mesëm të lartë;
– Të ketë shkathtësi pune dhe komunikimi;
– Të ketë trajnime relevante në fushën e edukimit.

 

Formulari i aplikimit dhe informatat e detajuara mund të merren në sekretarinë e Shkollës së Mesme të Lartë të QSE «Don Bosko» në adresën: Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë ose në web-faqen: http://www.donbosko-kosova.com

Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 038 603 169.

Formulari i plotësuar së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime, duhet të dorëzohen në sekretarinë e SHML «Don Bosko», Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë.

 

Afati i fundit për aplikim është data  19.7.2017, më së largu në orën 15:45.

 

QSE «Don Bosko» është një ambient pune shumë i këndshëm, profesional, i qëndrueshëm dhe me klimë pozitive.

Drejtori i QSE «Don Bosko»
Don Izidor Lukic


Kategoria Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë