Sot për vizitë në qendrën tonë ishte ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanović.  Ishte kjo vizita e parë zyrtare e ambasadores në qëndron tonë. Qëllimi i vizitës ishte njohja me aktivitetet e qendrës dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të QSE “Don Bosko” dhe Ambasadës Kroate në Kosovë.

Për aktivitetet e qendrës tonë, ambasadorja u informua nga drejtori Don Izidor Llukic dhe zëvendës drejtori Don Tomë Mihaj.

Pas njoftimit më aktivitetet e qendrës, Ambasadorja së bashku më stafin bënë një vizitë nëpër objektet e qendrës dhe u njoftuan më për së afërmi me punën tonë.

Ambasadorja mbeti shumë e kënaqur me punën dhe ofroj përkrahjen  e shtetit Kroat në avancimit e projekteve tona sidomos atij të aftësimit profesional.

Po ashtu në një të ardhme të afërt do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi për shkëmbim të përvojave më shkollat Kroate si dhe mundësia e punësimit të nxënësve dhe kursantëve tanë në kompani Kroate.

 


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 21/09/2017