Më datat 20 dhe 21 tetor të këtij viti, në organizim të  Qendrës Saleziane të Shkodrës, u mbajt një seminar me titullin  “Kushtet e mësimnxënies”, Në këtë seminar, pos pjesëmarrjes së mësimdhënësve të Qendrave Saleziane të “Don Bosko”-s së Tiranës , Gjilanit dhe Shkodrës ( si nikoqire), ishin pjesëmarrës edhe stafi menaxhues dhe ai i mësimdhënësve të Qendrës Saleziane “Don Bosko” të Prishtinës.

Ligjërues i këtij seminari ishte prof.dr. Emad Samir i cili është pjesë e stafit të Universitetit Papnor Salezian në Romë. Tema e seminarit dhe trajtimi i përgjithshëm kishte për qëllim formimin didaktik të mësuesve të Qendrave të shkollimit Salezian “Don Bosko”-s në tërë territorin shqipfolës.

Ky seminar u vlerësua pozitivisht dhe profitabil në aspektin e pasurimit të metodave të mësimdhënies dhe trajtimit të situatave dhe temave në përputhje me trendët evropiane edukativo-arsimore.

Më këtë rast një falënderim publik shkon për organizimin  dhe mikpritjen e punëtorëve të Qendrës së shkollës Saleziane “Don Bosko” të  Shkodrës realizuar ndaj të gjithë pjesëmarrësve të këtij seminari.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 23/10/2017