Ndër aktivitetet e shumta të organizuara nga QSE ” Don Bosko”, sot u organizua edhe një takim informues nga policia e trafikut rrugor te Kosovës për nxënësit e klasave të dyta.

Policia me një profesionalizëm të lartë e po ashtu edhe me një ndjesi prindërore  përballe fëmijëve i njoftuan ata me rregullat e komunikacionit dhe respektimin e tyre.

Nxënësit ishin vërtetë shumë të interesuar dhe në sytë e tyre vërehej ngazëllimi nga ky takim që sigurisht ishte takimi  i parë i drejtpërdrejt si dhe më i gjatë se zakonisht pasi që fëmijët vërtetë i kanë takuar dhe  kanë parë edhe më herët policinë. Po ashtu ata shpërndan fletushka  rreth njohurive themelore të komunikacionit.

Nxënësit ishin tepër të interesuar  dhe bënin pyetje dhe përgjigjeshin pa reshtur.

Në fund ky prezantim u përmbyll me një duartrokitje në shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës.


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla Fillore