Sot filluan aktivitetet të cilat shënojnë javën e Don Boskos. Aktiviteti i parë i cili u zhvillua sot, ishte turniri në futboll të vogël ku pjesëmarrëse janë tetë shkolla të Mesme të Larta të Prishtinës. Sot u zhvilluan dy lojët e para të cilat ishin shumë cilësore dhe atraktive.

Në këto dy ndeshje u takuan:

SHML “Hoxhë Kadri Prishtine” 1 vs 2 SHML “28 Nëntori” dhe
SHML “Don Bosko” – Prishtinë 2 vs 2  SHML “Gjin Gazulli” në penallti (2:0).

Fitues në këto përballje ishin SHML “28 Nëntori” dhe SHML “Don Bosko” – Prishtinë.

—————Vazhdim

Sot u zhvilluan dy ndeshjet tjera në turnirin i cili është dukë u organizuar për nderë të Javës së Don Boskos.

Në këto ndeshje u takuan:

SHML “Mehmet Akif” 0 vs 0 SHML American School of Kosova (3:1) në penallti.
SHML “Abdyl Frasheri” 3 vs 0 “Don Bosko” Gjilan

Nesër luhen gjysmëfinalet ku takohen:

SHML “Don Bosko” Prishtinë vs SHML “28 Nëntori” dhe
SHML “Mehmet Akif” vs SHML “Abdyl Frashëri”

Falënderojmë pjesëmarrësit e sot për lojën dhe sjelljet fer dhe korrekte.

Dita 1

Dita 2


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 22/01/2018