Dje në Qendrën tonë u organizua një ligjëratë e cila kishte për qëllim t’i njoftoi të rinjtë për substancat narkotike si dhe t’i vetëdijësojë ata mbi rreziqet që ato sjellin.

Për të ligjëruar mbi këtë temë të ftuara kishim dy psikologet nga Qendra Labirinti, Gentiana Kuqi Tishukaj dhe Brikene Bunjaku, të cilat i informuan nxënësit tanë për llojet e substancave narkotike, rreziqet që sjellin ato si dhe shkaqet që dërgojnë deri në marrjen e atyre substancave.

Ishte një ligjëratë shumë përmbajtjesorë e cila solli interes të madh tek nxënësit tanë. Po ashtu nxënësit patën mundësi të bëjnë pyetje të ndryshme me interes për ta ku edhe morën përgjigjet e duhura.

Falënderojmë organizatën Labirinti dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdoi edhe më tutje në vetëdijesimin e të rinjve për këto substanca të dëmshme.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 16/03/2018