KLASA 1 A

Klasa e II/A ka gjithsej 25 nxënës, prej tyre 7 vajza dhe 18 djem. Mësimi zhvillohet me orar të plotë nga ora 8 e 20 min e deri në orën 15 e 5 min. Nxënësit mësimet i marrin sipas planprogramit të MASHT-it mirëpo si lëndë zgjedhore kanë edhe Gjuhën Angleze. Në orët e mëngjesit bëhet zhvillimi i orëve mësimore, ndërsa pasditja kalohet me orët e veçanta për kryerjen e detyrave si dhe aktiviteteve të ndryshme shtesë të organizuara për relaksimin e fëmijëve.Edukimi i fëmijëve fillon pa lindur ai, fillet e para të dijës dhe të edukatës i merr nga gjiri familjar për tu zgjeru nga rrethi që shoqërohet. Me fillimin e vitit të parë shkollor, vazhdon forcimi i shprehive të mira dhe përpjekja për eleminimin e shprehive jo të mira nga mësueset që kalon një pjesë të gjatë të kohës me të. Kujdes të veçant kanë edhe menagjmenti i shkollë që me punën e tyre të palodhëshme i ndihmojnë, përkrahin, kurdo që nxënësit kanë nevojë. Bashkëpunimi i mirë i kolegëve, që me vullnet dhe përkushtim punojnë për realizimin e objektivave të përbashkëta, gjë për të cilat i falënderoj shumë. Gjithashtu bashkpunimi në mes të prindërve është një faktor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për realizimin e një mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore, dhe si i tillë i jepet prioritet i veçantë për realizimin e trekëndëshit veprues MËSUES, NXËNËS, PRINDËR me qellim mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara në mësimnxënie. Ecuria e nxënësve drejt mësim nxënies si proces fillon në shtator dhe hap pas hapi me tejkalimin e sfidave dhe vështirësive të ndryshme arrihet që të gjithë nxënësit të kenë suksese të kënaqshme. Rezultatet e tyre vlerësohen me notat përkatëse ndërsa komentet përdoren edhe për motivimin e atyre të cilat nuk kanë arritur rezultate të larta. Përmes angazhimit me orë të shtuara dhe plotësuese, nxënësit inkurajohen dhe ndihmohen që të rezultojnë me suksesin e dëshiruar. Varësisht prej planprogramit të paraparë i cili bëhet në baza ditore, mujore dhe vjetore, organizimi i orës mësimore bëhet duke u përshtatur njohurive paraprake dhe objektivave që synojmë t´i realizojmë. Nxënësit prekin për së afërmi shumë shembuj konkretizues për orën që do zhvillohet dhe me këtë arrihet të zgjoj interesimi sa më i mirë i tyre për njohuritë që do fitojnë, ndërsa përsëritja bëhet përmes aktiviteteve atraktive, lojërave të këndshme për mësim nxënie e të cilat shërbejnë për mbajtjen mend sa më mire të njohurive të fituara. Përveç orëvë të rregullta, nxënësit në shkollën tonë mbajnë aktivitete të ndryshme interaktive me mësueset profesionale në lëndën e Kulturës muzikore, Kulturës figurative. Krejt këto organizohen më qellim të realizimit të objektivave që ka procesi mësimor dhe arritjen e sukseseve sa më të larta të nxënësve. MËSUESJA: SERVETE GASHI II/A

NXËNËSIT:

ALK ISUFAJ
ALP GASHI
ARI BICAJ
ARTRIS TETAJ
BLEND GASHI
DIAMANT MEHMETI
DIVINA LIMA
EDA KRASNIQI
EMANUEL DUZHMANI
ENGJËLL VATA
ETNA SANAJA
FLORINA DUKA
JON REXHAJ
KANINA DOMI
LEDRI NIMANI
LEON DËRGUTI
LIS ARIFI
NOEL BERISHA
ORGES BALA
OTHRYON BERISHA
RENAT SYLEJMANI
RIKARD SHALAJ
RREZE GJELAJ
RRON MEHMETI
URATË BERISHA

KLASA 1 B

Klasa I-B numëron gjithësej 26 nxënës prej të cilëve janë 12 vajza e 14 djem. Procesi edukative është koncept shume i gjërë i cili fillon qysh ne moshen e hershme ne familje, pastaj ne institucione parashkollore duke vazhuduar në shkolle. “Të edukosh do të thotë të ndezësh një flakë e jo të mbushësh një enë.” Një nder faktorët më të rëndësishëm në procesin edukativo –arsimorë është krijimi i marëdhenjëve të mira mësues –nxënës. Mardhëniet e mira në këtë relacion ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e klimës së mirë psikosociale në klasë dhe, në përgjithësi, në shkollë. Nxënësit në shkollë duhet respektuar, sepse ai është faktor për të cilin edhe organizohet mësimi. Këto mardhënie fillojnë që nga klasa e parë në të cilën edhe jemi tani, pra nga momenti i parë nxënës –mësues. Marrëdhëniet e mira mësuës- nxënës i karakterizonë: Respekti, besimi, drejtësia, brenga dhe mirëqenie sociale të nxënësve. Për tu arritur me sukses procesi edukativo arsimorë është e rëndësishme që mësuesi ti posedojë këto tri grupe të aftësive: 1) Vetit pesonale (personaliteti) 2)Përgatitja, aftësitë profesionale dhe organizative 3) Aftësia komunikative. Për nxënësit e klasës së parë më me rëndësi është përsonaliteti i mësuesit sesa ana profesionale e tij.Ne mësueset duhet të organizojmë mësimin në mënyrë atraktive (interaktive, lojës, roleve), të jemi moderatore të mira, duhet të zgjojmë interesimin e nxënësit, ti përgjigjemi pyetjeve të nxënësve, duhet ti nxisim nxënësit të shfaqin mendimet dhe idetë e tyre, duhet të përdorim forma të ndryshme të motivimit pasi klasa e parë ka nevojë për motivim dhe stimulim maksimal. Andaj disiplina e krijuar nga angazhimi dhe interesimi i nxënësve, respekti ndaj mësueses dhe moshatarëve, rregullave në shkollë të miratuara vetë, ndikojnë në krijimin e sjelljes demokratike dhe të vetëdijshme të nxënësit. Bashkëpunimi më prindër është shumë i rëndësishëm për suksesin e arritur të nxënësve, andaj duke e parë të rëndësishëm, kam arritur të kem një bashkëpunim të mirë. Kjo më lehtëson punën time si mësuese e klasës, por edhe vetëdijëson nxënësit për rëndësinë që kanë ata. Prindërit janë të gatshëm të bashkpunojnë pasi edhe kjo është në dobi të fëmijëve të tyre. Në klasën II-B kam gjithësej 26 nxënës, nuk kam ndonjë problem në mbarëvajtjen e procesit mësimor, në përgjithësi janë aktivë dhe të interesuar për mësim me perjashtime të 3-4 nxënësve që më pak janë të angazhuar dhe koncentrimi është më i ultë. Po ashtu kam edhe një nxënës me sindromin DOWN me të cilin punoj me planin individual të arsimit PIA. Në lënden e gjuhës shqipe dhe matematikës ndërsa në lëndet tjera nuk ka nevojë për planin individual. Në përgjithësi janë aktivë dhe të interesuar për mësim me përjashtime të 3-4 nxënësve që më pak janë të angazhuar dhe koncentrimi është më i ultë. Shkolla ofron të gjitha mundësitë optimale për mësim, qoftë në orët shtesë, qoft në aktivitete tjera jashtëkurrikulare. Qëllimi i orëve jashtëkurikulare është që nxënësit të aktivizohen në aspekte të ndryshme shoqëruese dhe formuese. Ku mbajnë aktivitete jashtëkurikulare në lënden Art dhe Muzikë ku nxënësit punojnë dhe krijojnë punime të ndryshme pasi nxënësit zhvillohen më mirë duke krijuar. Suksese për klasën II-B Me respek Mësuesja: Shpresa Dinaj-Tetaj

NXËNËSIT:

AMELA MISINI
AMOS PASJAQA
ANIKA GASHI
ARION BUDIMA
BLETA HAXHIMUSA
EDA AVDIU
ELENA BERISHA
ELIOT BOGAJ
ERIK ADILI
ERIN MARMULLAKAJ
ERJON JASHARI
ERMA SADIKU
GENC BEQIRI
GRETA RAMADANI
GUR PRESTRESHI
JONIDA PENI
JON ISMAILI
LAURA GJONI
LEKË SHALA
LEON GASHI
MAT PRESTRESHI
ONIDA GASHI
ONIKS KRASNIQI
RITA REXHAJ
ROMEO PACOLLI
VALËZA IBRAHIMI