NJOFTIM

Të gjitha Listat e pritjes ekzistuese (pavarësisht kur është bërë Aplikimi), do anulohen (arkivohen) me datën 16 shtator 2022. Të gjithë ata që kanë dëshirë të vendosin sërish emrin e fëmijës/ve të tyre në Listë të pritjes për vitin e ri shkollor 2022-2023, duhet të vijnë pranë administratës së Shkollës dhe të bëjnë aplikimin e ri.

Aplikimet e reja për Lista të pritjes për Shkollën Fillore, të Mesme të ulët dhe të Mesme të lartë, bëhen më:

19 shtator 2022 nga ora 08:00

Renditja do bëhet sipas kohës së ardhjes dhe paraqitjes së Aplikimit/kërkesës dhe ajo renditje do vlejë për një vit shkollor.

SHËNIMKujtojmë se, siç janë informuar tashmë prindërit në momentin e Aplikimit, për kl. I dhe X për vitin shkollor 2022-2023,  dhe siç është e shkruar edhe në fletën e Aplikimit që atyre u është dorëzuar, Listat e pritjes për këto klasa do vlejnë deri në fundin e javës së dytë, të muajit Shtator të vitit të ri shkollor 2023-2024.


Category: Lajmet

Publikuar më: 13/09/2022