7 MARSI – DITA E MËSUESIT

        Profesoreshë Arbenita Musliu, ëmbëlsia jote më bëri ta dua edhe më shumë lëndën e gjuhës shqipe. Tek puna dhe përkushtimi  juaj unë gjeta veten sepse edhe unë do të doja që një ditë, të mbaj në duar ditar e të dal përpara nxënësve të mi dhe do të ishte kënaqësi sikur të gjithë nxnënësit të flisnin në të ardhmen me entuziazëm fjalë miradie për mua, ashtu siç flasin për juve sot profesoreshë e dashur.
         Nga ora e parë që e mbajte në këtë klasë, ju u bëtë inspirimi im, por jo vetëm i imi, u bëtë inspirim edhe për shumë e shumë nxënës të tjerë. E si të mos bëheshit kur jeni kaq e zonja, e mençur, e dashur dhe e kuptueshme për të gjithë dhe  çdo herë.
         Në të kaluarën kur ishim të vegjël ne u dhuronim lule mësuesve tanë për çdo 7 Mars si shenjë falenderimi për punën e tyre për gjatë një viti, por tani që jam rritur pak, e kam kuptuar se lulja thjeshtë e simbolizon këtë ditë, por në fakt, dhurata më e mirë që ju mund të merrni nga ne sot është qëndrimi si duhet në klasë, respekti ndaj jush e pastaj edhe suksesi ynë në çdo fundvit.
       Prandaj, e dashur profesoreshë, nga thellësia e zemrës të uroj  Ditën Tuaj, 7 Marsin dhe meqë është edhe viti i fundit që po e kalojmë bashkë, faleminderit përzemërsisht për  gjithë punën tënde të palodhshme që bëre për ne deri më sot!

 

 

PRISHTINË                                                                        MARIGONA DURAKU

07.03.2016                                                                                                   12/D

 


Publikuar më: 07/03/2016