Të dashur nxënës dhe prindër,

Më poshtë ju njoftojmë me disa nga datat e rëndësishme deri në përfundim të vitit shkollor 2018/19.

Pjesa e parë e Testit i Maturës mbahet: të mërkurën, më 12 qershor 2019, në orën 10:00 (nxënësit duhet të jenë të pranishëm në shkollë në orën 9:00). Testi mbahet në QSE Don Don Bosko në Prishtinë. Nxënësit duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe një laps te tipit HB.

Pjesa e dytë e Testit i Maturës mbahet: të mërkurën, më 19 qershor 2019, në orën 10:00 (nxënësit duhet të jenë të pranishëm në shkollë në orën 9:00). Testi mbahet në QSE Don Don Bosko në Prishtinë. Nxënësit duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe një laps te tipit HB.

Festa e Falënderimit dhe ceremonia e Diplomimit te Maturantëve mbahet të premten më datë 14 qershor 2019, në orën 11:00. Ceremonia mbahet në palestrën e QSE Don Bosko në Prishtinë (maturantët duhet të jenë të pranishëm në orën 10:00).

Data e përfundimit të mësimit për klasët e 10-ta dhe 11-ta është 14 qershor 2019.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 06/06/2019