Sot ishte dita botërore e shëndetit oral. Kjo ditë u shënua edhe në Qendrën tonë.

Me rastin e kësaj ditë, Qendra jonë kishte organizuar një ligjëratë vetëdijësuese mbi shëndetin oral për nxënësit e klasave të para.

Për të ligjëruar për këtë temë të ftuar kishim stomatologen Dr. Besa Begu e cila u mësoj nxënësve pjesëmarrës shëndetin oral respektivisht për kariesin shkaktarët e tij dhe mbrojtën nga kariesi.

Po ashtu nxënësit tanë kishin mundësi të bëjnë shumë pyetje rreth shëndetit oral për të cilat edhe morën përgjigje nga doktoresha.

Në fund të gjithë fituan nga një brushë falas.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla Fillore

Publikuar më: 20/03/2018