Sikur çdo shtator që simbolizon fillimin e vitit shkollor nëpër institucionet arsimore edhe Ne filluam me kënaqësi punën me nxënësit tanë.

Me animacione dhe muzikë mirëpritëm dje në shkollën tonë të vegjlit e Shkollës Fillore nga klasa e parë deri të katërtën, duke iu uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm në rrugëtimin e tyre të dijes. Falënderojmë grupin e animatorëve DreamKid që argëtuan fëmijët tanë me muzikën dhe animacionet e tyre me personazhet e preferuara të fëmijëve.

Me të qeshura dhe argëtim e filluan dhe e përmbyllën ditën e parë të shkollës nxënësit e SHFMU “ Don Bosko”, ndërsa ne uruam sukseset e tyre , shpresojmë që të jetë një vit sa më i mbarë dhe argëtues për ta.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla Fillore

Publikuar më: 03/09/2019