Dita e parë e pranverës do të festohet me datë 21 mars 2017 ne QSE “Don Bosko”. Kjo ditë do të bartë me vete shumë aktivitete.

Agjenda:

1. Rregullimi i ambientit shkollor

a) Mbjellja e pemëve (23 trupa të pemëve), pishave (8 pisha) dhe luleve (trëndafila 23), 

b) Pastrimi i ambientit shkollor. Të gjitha klasat të jenë pjesëmarrëse në orën e 7-të, nën kujdesin e kujdestarëve.

2. Me një grup të nxënësve prej 20 vetave, të dalim në qytet (në një lagje të qytetit) për pastrim, si shenjë sensibilizimi për ruajtjen e ambientit. Me këta nxënës pjesëmarrës do të jenë dy profesor të angazhuar.

“Çdo pemë e gjelbër është shumë më e shkëlqyer se sa nëse do të ishte bërë prej ari dhe argjendi “(Martin Luther)


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 18/03/2017