Aktivitetet e Javës së Shkencës, sot, përfunduan me pikën kulmore, Ditën e Shkencës. Ditë kjo e cila mbledh shumë nxënës nga të gjitha Shkollat e Kosovës me projektet e tyre garuese.
Pas Tryezës Shkencore me temë “Telemjekësia”, garave ne matematikë, fizike e gjeografi, sot, radhën e kishin garuesit e Elektroteknikës.
Këtë vit edhe si viteve tjera kishte garues të shumtë, po që pesë me të mirët arritën në finale.

Finalistë këtë vit ishin:
1. Shkolla “Gjin Gazulli” – Prishtinë
2. Shkolla “Hasan Tahsini – Obiliq
3. Shkolla “ Fehmi Lladrovci” – Drenas
4. Shkolla “Don Bosko” – Prishtinë

FIllimisht garuesit i përshëndeti Drejtori don Izidor Lukic, i cili në fjalën e tij tha që këto ngjarje do ta kenë gjithmonë përkrahjen e Qendrës sepse përmes këtyre organizimeve tani kemi shumë garues që e kanë depërtuar në tregun e punës.
Pas prezantimeve te projekteve nga garuesit në fund u shpallën tri vendet e para.

Këtë vit ato u renditen si më poshtë:
1. Shkolla “ Fehmi Lladrovci” – Drenas
2. Shkolla “Don Bosko” – Prishtinë
3. Shkolla “Hasan Tahsini – Obiliq

Krejt ne fund falënderojmë sponsorë të cilët i kanë mbështetur nxënësit me shpërblime te shumta në aspektin monetar dhe në dhurimin e bursave vlera e te cilave arriti në 40,000 €.

Sponsorët për këtë vit ishin si më poshtë:
1. QSE “Don Bosko” – Prishtinë
2. Universiteti UBT
3. Kolegji “Universum”
4. Kolegji “AAB”
5. RIT Kosova
6. Qendra e trajnimeve CACTUS
7. Probit (tick)
8. Bonevet

Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët dhe garuesve ju dëshirojmë suksese në të ardhmen.


Kategoria DITA E SHKENCËS , Lajmet