DON_BOSCO
.Shën Gjon Bosko

 

Gjon Melkior Bosko

Giovanni Melchiore Bosco 

Lindi me 16 gusht 1815, në Kastelnuovo Don Bosko dhe vdiq me 31 janar 1888 në Torino).

Ai njihet më mirë me emrin Don Bosko, ishte prift katolik italian, edukator dhe pedagog, që vuri në jetë mësimet e fesë së tij, duke përdorur mënyra mësimi të bazuara më shumë mbi dashurinë, mirëkuptimin dhe parandalimin sesa mbi ndëshkimin. Në mirënjohje të punës së tij me të rinj të vështirë, ai u kanonizua në vitin 1934.

 

Don Bosko, jetim nga babai që dy vjeç, rritet me dashuri dhe energji nga nëna Margerita që do t’i rrijë afër për një kohë të gjatë kur ai do të fillojë veprën e tij. U bë prift në 1841 në Torino, ku revolucioni i parë industrial ishte duke provokuar dallgë të mëdha të emigracionit, mbi të gjithë të rinjtë. Përplasjet me vetminë dhe mjerimin e atyre të rinjve ishte një gjë e padurueshme për atë prift të ri. Filantropizmi aristokrat e borgjez paraqisnin problemin e klasave popullore, ndërsa meshtarët tentonin në eksperienca të reja, afrimin e të rinjve. Don Bosko zgjedh fushën e punës mes shegertëve muratorë e oxhakfshirësve, mes fëmijëve të shfrytëzuar në dyqane artizanati. Lind puna e oratorëve. Pas disa vite vështirësie vendoset përfundimisht në Valdoko.

 

Don Bosko fton djemtë më të vetmuar dhe organizon për ta laboratorët e parë. Në vazhdim hyn në fushat e ndërtimeve të mesme, ku hapë konvikte dhe kolegje për të rinjtë e varfër. Angazhohet në shkrimet popullore me përhapje të gjerë.

Në vitin 1854 lind shoqëria Saleziane dhe 10 vjet më vonë vendoset guri i parë i Bazilikës së Marisë Ndihmëtare. Me nënë Maxarelon themelon në vitin 1872 Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare, që kishte për qëllim kujdesin ndaj të rejave. Tre vjet më vonë niset grupi i parë misionar për në Argjentinë, tokë e emigrimit të madh të italianeve të 800-ës. Lindin ndërkohë Salezianët Bashkëveprues, të konsideruar nga Don Bosko Salezianët e Jashtëm.

Mesazhi edukativ i Don Boskos është: ARSYE, BESIM, DASHAMIRËSI. Në bazë të sistemit të tij parandalues gjendet një dashuri e thellë për të rinjtë, çelësi i gjithë veprës edukative.