Të dielën KB Don Bosko luajti ndeshjen e radhës në kuadër të IP Ligës së dytë të Kosovës në basketboll. Kësaj radhe klubi ynë për kundërshtar kishte KB Llapi nga Podujeva.

Siç edhe pritej kjo lojë nuk ishte ndonjë pengesë e madhe për klubin tonë në aspektin e rivalitetit sepse lojtarët tanë gjatë gjithë kohës ishin më superiore në fushë gjë që e dëshmon edhe rezultati i thellë prej 66 pikësh diferencë. Trajneri pati mundësi që të aplikoi taktika të ndryshme në lojë duke i inkuadruar të gjithë lojtarët gjatë këtij takimi.

Ishte kjo një mundësi e mirë për të testuar skuadrën para derbit me KB Istogu i cili luhet xhiron e ardhshme.

KB Don Bosko 101 : 35 KB Llapi


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT

Publikuar më: 02/04/2018