Sot klubi ynë luajti ndeshjen e radhës në kuadër të IP Ligës së Dytë të Kosovës kundër KB Vitia të cilën e fitoi me lehtësi.

KB Vitia 69 : 76 KB Don Bosko

Edhe pse loja u luajt në një orar të papërshtatshëm dhe në kushte të vështira të ambientit brenda sallës sportive, klubi ynë arriti ta fitoi ndeshjen me komoditet.

Klubi ynë udhëtoi për ta zhvilluar ndeshjen në mungesë të dy lojtarëve kyç, por karakteri i fortë i lojtarëve tanë dhe taktikat brilante të trajnerit Valentin Spaqi ia mundësuan klubit tonë një fitore komode sikurse në një seancë stërvitore.

Gjatë gjithë lojës, klubi ynë ishte në epërsi që arrinte deri ne 17 pikë, gjë që i dha mundësinë trajnerit që t’i inkuadroi të gjithë lojtarët në lojë.

Kjo ishte loja e tretë pa humbje dhe udhëtojmë të sigurtë drejt Ligës së Parë.


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT

Publikuar më: 25/03/2018