Dje, më 1 korrik 2021, Shkolla jonë pati kënaqësinë ta festoi festën të cilën nxënësit e klasave të para e kanë pritur me padurim, ishte kjo Festa e Abetares.

Ishte ky një organizim i përgatitur me shumë dashuri nga nxënësit e klasave te para nën udhëheqjen e mësueseve të tyre, mësuese Albina Gashi dhe Lule Dushi.

Nxënësit me zellin e tyre të pashoq prezantuan shkronjat e mësuara. Me shumë dashuri recituan poezitë e mësuara, numrat e mësuar, stinët e vitit, ditët e javës dhe muajt e vitit.

Tani ata përfunduan abetaren dhe i pret libri i leximit i cili do të jetë udhërrëfyes për zhvillimin e tyre.

Urojmë nxënësit tanë për këtë festë dhe ju dëshirojmë suksese sa më të mëdha në universin e diturisë


Category: Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla Fillore

Publikuar më: 02/07/2021