Për ndër të festës së 28 nëntorit, nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë, sot, organizuan ngritjen e Flamurit.

Në fjalën e tij, drejtori i QSE “Don Bosko” në Prishtinë, don Dominik Skender Qerimi, ua la 2 porosi nxënësve. Ai uron nxënësit që së pari të jenë qytetarë të mirë dhe së dyti, si qytetarë të mire, të jenë ata që do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë.

Krejt ne fund, nën intonimin e Himnit Kombëtar u bë ngritja e Flamurit.


Category: Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 30/11/2021