Më datë 27 maj, Shkolla jonë pati kënaqësinë ta festoi festën të cilën nxënësit e klasave të para e kanë pritur me padurim, ishte kjo Festa e Abetares.

Ishte ky një organizim i përgatitur me shumë dashuri nga nxënësit e klasave te para nën udhëheqjen e mësueseve të tyre, mësuese Teuta Camaj dhe Arbnora Kajtazi.

Fillimisht nxënësve ju drejtua me një fjalë rasti drejtori i shkollës don Dominik Qerimi, i cili i uroi ata për ditë e tyre më të veçantë. Ai theksoi se rëndësia e kësaj festa është më e madhe se shumë festa tjera, sepse këtu nisin fillet e të nxënit ë diturisë.

Pastaj nxënësit me zellin e tyre të pashoq prezantuan shkronjat e mësuara. Me shumë dashuri recituan poezitë e mësuara, numrat e mësuar, stinët e vitit, ditët e javë dhe muajt e vitit, figurat gjeometrike, prezantuan skeqe e shumë pika të tjera artistike.

Tani ata përfunduan abetare dhe i pret libri i leximit i cili do të jetë udhërrëfyes për zhvillimin e tyre.

Urojmë nxënësit tanë për këtë festa dhe ju dëshirojmë suksese sa më të mëdha në universin e diturisë


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla Fillore

Publikuar më: 28/05/2022