‘Me këtë deklaratë e shpallim Kosovën shtet demokratik, të pavarur dhe sovran’, 17 shkurt 2008

Tash dymbëdhjetë vjet nga leximi i kësaj deklarate, por sot,më 19 shkurt 2020, për nder të festës së pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur, demokratik dhe sovran, në dymbëdhjetë vjetorin e shpalljes së saj shtet, fëmijët e klasëve të treta të shkollës fillore ‘Don Bosko’ organizuan një program të larmishëm, duke filluar me himnin e flamurit të Kosovës, për të vazhduar më tutje me këngë, valle, recitale, ese dhe pika të vogla teatrale. Më e rëndësishmja ndër këto pika ishte leximi i deklaratës së pavarësisë nga nxënësit.

Pas programit, fjalën e mori drejtori i Qendrës Social- Edukative ‘Don Bosko’, Don Dominik- Skender Qerimi, i cili i përgëzoi fëmijët dhe mësueset për vullnetin dhe realizimin e programit, u uroi të gjithëve festën e Pavarësisë, dhe ritheksoi se duhet të kujdesemi për fëmijët, sepse ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit.

Ne, si QSE ‘Don Bosko’, ju urojmë dymbëdhjetë vjetorin e festës së Pavarësisë së Kosovës, të gjithë nxënësve, ish- nxënësve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve të shkollës sonë!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 19/02/2020