Nxënësit e shkollës fillore “Don Bosko’ këtë vit e festuan mbrëmjen e semimaturës, mbrëmje kjo e cila shenoi përfundimin e një etape të rëndësishme të jetës së tyre.

Përfundimi i shkollës fillore u festua mbrëmjen e datës 7 qershor 2019, nën organizimin e drejtorit të shkollës, Don Izidor Lukić, në bashkorganizim me stafin e shkollës fillore.

Mbrëmja u hap dhe u përmbyll me urimet me të përzemërta nga ana e drejtorit dhe mësimdhënësve për nxënësit e klasës së nëntë.

Të lumtur se shkolla fillore po përfundon me sukses, nxënësit krijuan një atmosferë të mrekullueshme gjatë mbrëmjes.Mësimdhënësit gjithashtu uruan nxënësit për suksese të mëtutjeshme dhe me gëzim e krenari e përfunduan mbrëmjen.

Të dashur nxënës, urime semimatura dhe suksese!


Kategoria Lajmet , Shkolla Fillore