Minisitria e Arsimit e Teknologjisë dhe e Shkencës në datë 20 dhjetor 2015 ka dhënë njoftimin zyrtar për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. Ministria njofton si më poshtë:

Dita e hënë (4 janar 2016) do të jetë ditë pushimi për nderë të festës së Vitit të Ri 2016.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), njofton se dita e hënë (4 janar 2016) do të jetë ditë pushimi për nderë të festës së Vitit të Ri 2016, ndërsa të martën (5 janar 2016) do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2015/16 në të gjitha shkollat e Kosovës.

Duke qenë se në kalendarin shkollor, nga dita e hënë është paraparë  fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015/16, për nderë të festës së Vitit të Ri 2016, MAShT njofton se dita e pushimit është zhvendosur në ditën e hënë.


Category: Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 31/12/2015