Sot KB “Don Bosko” luajti ndeshjen e parë si vendas në kuadër të ligës së dytë te IP Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje u karakterizua si një lojë shumë e vështirë por edhe atraktive nga të dyja ekipet.

KB “Don Bosko” udhëhoqi lojën gjatë gjithë kohës më diferencë që shkoi deri në 45 pikë, falë lojtarëve tanë të cilët luajtën më një vetëmohim të pashoq.

Në fund loja përfundoi më rezultat: KB “Don Bosko” 104 vs 62 KB “As Kastrioti”.

E urojmë ekipin tonë si dhe trajnerin e nderuar Valentin Spaqi për këtë fitore dhe ju urojmë fat në lojërat tjera.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 29/10/2017