Me  29.01.2016  Prishtinë.

FESTA E SHËN GJON BOSKOS  DITA  E  SHKOLLËS    

Të nderuar mysafirë, të dashur nxënës të Shkollës fillore dhe të mesme të ulët, nxënës të Gjimnazit të  Përgjithshëm dhe të Liceut , kandidatë të trajnimeve profesionale,  fëmijë dhe të rinjë nga Oratori dhe Qendra Rinore. Pëshendetje edhe ish-nxënësve  e don Boskos, juve prindërit e nxënësve tanë, si dhe shumë të respektuar stafi I Don  Boskos, në emrin tim si  drejtor i Qendrës  Don Bosko së bashku me  stafin udhëheqës, dëshiroj që me rastin e festës së Don Boskos  e cila është  për ne dita e shkollës,  është një privlilegjë  dhe kënaqesi e vaçant  t`ju përshëndes dhe t`ju uroj mirëseardhjen tuaj në këtë palestër të mrekullueshme të Qendrës Don  Bosko.

Një përshëndetje e veçant është për autoritetet civile dhe ndërkombëtare të pranishme në mesin tonë. Unë si drejtor i Don Boskos dëshiroj t`ju shpalos se çfarë ofron dhe në cilat parime fuksionon Qendra Don Bosko? Duke ju referuar porosisë  së Don Boskos  “ Mjaftoni që të jeni të rinj dhe unë ju dua shumë.”

Ky frymëzim dhe kjo punë  që Qendra jonë është duke realizuar çdo ditë na bën më të mirë, më të fort më të përgjegjëshëm dhe na jep shpresë që në të ardhmën të punojmë edhe më shumë për të mirën e të  rinjve tanë. Klima e familjes, kvaliteti, disiplina, rregulli, respekti i ndërsjelltë, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare dhe etnike, si dhe përkushtimi i çdo anëtarit  të Don Boskos është qelësi i suksesit tonë. Superiori Madhor don Angel në porosin e sivjetme na thërret që të thellojmë  rrënjet e karizmes sonë. Ai vazhdorn të thotë se  duhët të përshkojmë së bashku aventurën e Shpirtit që është një ecje në thellësi:Bëhet fjalë për një ecje që të rinjtë tanë duke kërkuar  atë që është  thelbësore; nuk është një hapsirë nga ku dhe ku unë tërhiqem për kënaqësin time, por është një vend ku unë vetëdijësohem  se qëndroj brenda dikujt dhe bashkë me dikë.

Të nderuar mysafirë në shkollën tonë funksionon  Shkolla fillore dhe e mesme e ulët  e cila ka startuar nga  viti shkollor 2014/2015 dhe sot numëron një numër të konsiderushëm prej 180 fëmijë, të cilët  i  përshëndes shumë, së bashku me mësimëdhënsit e tyre.                                                                       Gjimnazi i Përgjithshëm  dhe Liceu Elektroteknik  numëron  afro  520 nxënës. Gjithsej  në shkollën tonë vijojnë afro 700 nxënës, duke mos llogaritur trajnimet profesionale që përfshin një numër të konsiderueshem të kandidatëve të cilët ndjekin trajnimet  në profilet e ndryshme profesionale. Qendra jonë ofron për të gjithë moshat trajnime profesionale në fushën e elektros, instalimeve civile, industriale,në saldim,  hidraulikë , nxemje qëndrore, dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve.. Gjitha këto janë të akredituara ose në proces të akreditimit.

Në Qendrën tone janë të punësuar  rreth 70 persona që mbajnë familjet e tyre.

Ne si Qendër nuk duhet të ndalemi por të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë,  që çdo vit të nxjerrim nga shkolla jonë të rinjët tanë të edukuar , të përgjegjëshëm   dhe të aftë për tu ballafaquar me sfidat  e jetës si dhe pë një të ardhme më të mirë dhe për një Kosovë Evropiane ashtu siç i ka hije një shteti.

Qendra ofron Oratorin dhe Qendrën Rinore, ku për Don Boskon ishte shtylla kryesore e edukimit të të rinjve.

Të nderuar të pranishëm duhet  të theksohet se Qendra jonë Don Bosko ka edhe sensin e humanizmit dhe solidaritetit, ku në kuadër të saj   ndihmon nxënësit e kategorive sociale, ku në total ndihmohen mbi 150 nxënës, nga këta  një pjesë e mirë kanë bursen e plotë ndërsa pjesa e tjetër me bursa të pjesërishme.

Nuk duhet të harrojmë Qeverinë Gjermane e cila nëpërmjet  Fondacionit Renovabis është duke financuar ndërtimin dhe  realizim e shkollës fillore dhe te mesme te ulët. Shpresojmë se të vegjëlit tanë nga shtatori I ardhshëm do të jenë me shkollë të  re. Këto struktuara që I kemi janë të gjitha  në shërbim të të rinjve tanë. Shoqëria  Saleziane e Don Boskos është e pranishme në tërë botën, në të gjitha kontinentet dhe në më shumë se 132 shtete. Qëllimi dhe misioni i salezianëve të Don Boskos është edukimi dhe formimi i të rinjve për jetën e në veçanti ndaj të rinjëve  më të varfër. Qendra “Don Bosko” dhe misioni i saj  kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë përmes edukimit të të rinjëve, që është fokusi jonë dhe ne besojmë se përkushtimi ynë i përgjithshëm për të rinjtë është dhurata më e mirë për njerëzimin. Veprimtaria jonë në Kosovë me dy Qendra të Don Boskos Gjilan dhe Prishtinë, kanë  bërë  hapa të rëndësishëm në rritjen dhe vetëdijësimin e të rinjve, kanë bërë që ata ti duan Qendrat tona, dhe këtë e dëshmojnë kur thonë: – “ Don Bosko është shtëpia  jonë e dytë”, ku neve na konsiderojnë si prindrit e dytë. Në hyrjen e Kushtetutës  së Shoqërisë Saleziane  thuhet: “ Kur në një shtëpi  apo Qendër si kjo e jona,  mbretëron dashuria vëllazërore , ku të gjithë e duan njëri- tjetrin  dhe secili kënaqet  nga e mira e njëri- tjetrit sikur të ishte e mira e vet, atëherë kjo shtëpi apo Qendër bëhet parajsë.

Shkolla jonë  “Don  Bosko” e cila  karakterizohet me Sistemin Preventiv- Parandalues  në trinomin e tij: Arsyeja, Besimi dhe Dashamirësia,  e cila e vë në qendër të vëmendjes të riun. Don Bosko thoshte: Pa dashuri nuk ka besim dhe pa besim nuk ka edukim. Gëzimi, hareja  dhe lumturia janë shtyllat kryesore të edukimit, sa që “Lumturia e vërtet thoshte Don Bosko lind nga paqja e zemrës dhe nga qetësia e ndërgjegjës.” Ai që kërkon të duhet nga të tjerët, duhet që t`i tregojë të tjerëve se i do.

Ta  jetosh  karizmen Saleziane, do të thotë të qëndrosh me të rinjtë në mesin e tyre çdo ditë, të njohësh e të duash botën e tyre.

Faleminderit!

Drejtori i Don Boskos

Don Izidor Lukiç