Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, Policia e Kosovës, respektivisht departamenti i antidrogës, mbajtën një fushatë vetëdijesuese kundër përdorimit të substancave narkotike.

Është kjo fushatë e cila filloi në Shkollën tonë dhe si e tillë do të vazhdoj në të gjitha Shkollat e Kosovës.

Qëllimi i kësaj fushate është vetëdijesimi it të rinjve për rrezikun që sjell përdorimi i substancave narkotike si dhe mënyrën e mbrojtjes nga kontakti me to.

Në këtë prezantim u shfaq një video si dhe në fund nxënësit patën mundësi të bënin pyetje me interes për ta.

Falënderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe punën e palodhshme që bëjnë në vetëdijesimin e rinisë sonë.


Kategoria Lajmet